Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi për të përfunduar votimin e emigrantëve duhet të jetë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen, teksa tha se për këtë duhet arritur dakordësia e plotë.
“Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen. Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu.
Ne do të duhet të dakortësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri. Gjithsesi nga ana tjetër, vjeshta e vitit të ardhshëm është mjaftueshëm larg periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se me këtë rast partitë politike do ta kenë të vështirë të kalkulojnë mirë interesat e tyre politike elektorale në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave.
Ndoshta do të kishte qënë më e dobishme që Kodi Zgjedhor të kishte disa rregullime më të detajuara në lidhje me votimin nga jashtë. Por kjo ka kaluar tashmë. Tani praktikisht i duhet KQZ-së të përcaktojë cdo rregull për të gjitha aspektet e votimit nga jashtë. Dhe sikurse e thashë edhe më lart, kjo nuk është një sipërmarrje lehtë. Llogarisni që krahas të tjerave KQZ-së do t’i duhet të përcaktojë vetë ajo rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve. Vota e tyre do të llogaritet në rezultatin e qarkut Tiranë? Apo do të llogaritet në rezultatin e qarkut në rregjistrin e gjendjes civile ku votuesi nga jashtë është i regjistruar?
Dikush mundet të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ. E në vijim të kësaj cështje unë mendoj se ne duhet të rihapim diskutimin në lidhje me përfaqësimin e votës së mërgatës. Ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.
Kjo nga njëra anë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e tyre, si dhe dëgjimin e zërit të tyre për zhvillimin e vendit, por nga ana tjetër nuk do të cënon interesin e atyre që jetojnë në mënyrë të përhershme brenda vendit dhe që janë të lidhur direkt me cfarë dhe si vendoset nga institucionet publike duke filluar më së pari nga Kuvendi që është organi përfaqësues i tyre.
Gjithsesi kjo është një çështje që implikon interesa politike dhe në fund të fundit do të jetë ajo që do të vendosi mbi të. Miratimi i të gjitha akteve nënligjore nga KQZ brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm, do të na japë mundësi që të përgatisim sa më mirë gjithë infrastrukturën teknike dhe logjistike të votimit nga jashtë. Edhe ky aspekt i procesit të votimit nga jashtë është shumë i rëndësishëm. Partitë politike dhe votuesit e mërgatës kanë interesin dhe nevojën për t’u njohur me procedurat dhe gjithë aspektin teknik të votimit dhe për këtë ata duhet të kenë kohën e mjaftueshme në dispozicion”, tha Celibashi.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha mesazhin e qartë se tani është koha më e përshtatshme për t’u ndërmarrë hapet e nevojshme për votën e diasporës.
Në një aktivitet të zhvilluar nga KQZ, Kim solli në vëmendje rikthimin e opozitës në Parlament, që sipas saj ishte diçka e rëndësishme në zgjedhjet e kaluara.
Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa nxiti më shumë palët politike për të punuar që të sigurojnë votën e emigrantëve.
“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës jashtë vendit.
Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë.
Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës.
Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.
Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. Të gjithë e dinë këtë. SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet.
SHBA do mbështesë reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore”, tha Yuri Kim.
j.l./ dita

Shkruhet: “ Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.” Nuk është e nevojshme dhe realiste, sepse të larguarit nuk janë të organizuar dhe përfaqsuesit do të ishin të panjohur dhe të zgjedhur në mënyrë korruptive.
Per saktesim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te miratoje urgjent nje vendim qe Personat Nongrata te SHBA -se dhe BE-se te lene menjehere mandatin e deputetit te Kuvendit te Shqiperise!.
Per Kimen : Zgjedhjet nuk ishin perfekte se ketu ne Shqiperi nuk ngjau sulmi mbi Parlament si ne SHBA pas zgjedhjes se Biden. Nje skene te tille te kishte bere opozita ketu dhe do arrihej ajo, perfektja!
Asnje pale zgjedghje nuk kane qene te mira,pa le me perfekte,sepse popullit shqiptar i eshte grabitur e drejta kushtetuese e te qenit SOVRAN NE RSH!
Si mund te kene qene te mira zgjedhjet ketu,kur 50% e votuesve jashte vendit nuk u eshte garantuar e drejta e zgjedhjes dhe votimit nga vend banimet e tyre?
Si mund te quhen zgjedhje te mira,kur kandidatet poer deputete,kryebashkiake etj NUK JANE ZGJEDHUR NGA POPULLI,por vetem nga kryetari i partise DIKTATOR?
A e dini ju z.ambasadore se shqiptareve u jane mbyllur te gjitha zyrat dhe sportelet ku te ankohen ndaj padrejtesive qe u bejne rrogtaret e shtetit dhe bashkive?
A mund te quhet kjo gje demokraci dhe shtet ligjor?
Shqiptaret sot jetojne nen DIKTATUREN e E#DI RAME#S,por ju beni sikur nuk e kuptoni!
Asnje pale zgjedghje nuk kane qene te mira,pa le me perfekte,sepse popullit shqiptar i eshte grabitur e drejta kushtetuese e te qenit SOVRAN NE RSH!
Si mund te kene qene te mira zgjedhjet ketu,kur 50% e votuesve jashte vendit nuk u eshte garantuar e drejta e zgjedhjes dhe votimit nga vend banimet e tyre?
Si mund te quhen zgjedhje te mira,kur kandidatet poer deputete,kryebashkiake etj NUK JANE ZGJEDHUR NGA POPULLI,por vetem nga kryetari i partise DIKTATOR?
A e dini ju z.ambasadore se shqiptareve u jane mbyllur te gjitha zyrat dhe sportelet ku te ankohen ndaj padrejtesive qe u bejne rrogtaret e shtetit dhe bashkive?
A mund te quhet kjo gje demokraci dhe shtet ligjor?
Shqiptaret sot jetojne nen DIKTATUREN e EDI RAMES,por ju beni sikur nuk e kuptoni!
Nuk ka nje gazetar ti kerkoje Social Security Number si 900 000 shqiptaret e patronazhisteve Kimit dhe ta kuptoje se c’do te thote “te mira”….
Shqiperia 3.2 milion votues
Ps fitoi me 768.000 vota
Pra ps qeveris me 20% te preferencave
Votues ne shqiperi 1.5 milion
Votues jashte 1.7 milion
Pra jemi i vetmi vend ne bote qe shumica e popullit eshte ne emigrim
Te kushtezosh shumicen me nje numer te caktuar deputetesh eshte diktature
te mos i japesh shumices te drejte vote kot qe votohet
Te shpikesh nje ministri diaspore qe te sabotoje voten e emigranteve se gjoja po punojme per voten e tyre por qellimi eshte krejt i kunderti eshte tradhti kombtare
Dy fjale per znj.kim
Votimet e 25 prillit ishin mut njelloj si te tjerat ne mos me keq
Doja me dijt miqsine me ameriken e kane vetem pushtetaret, disa pushtetar, apo populli shqiptar???
Me sa shikoj un kur shumices se popullit i mohohet vota miqsia juaj eshte vetem me pushtetaret
Nqs ju me thoni qe miqsia eshte me popullin shqiptar ju them na duani me pak sepse ata politikane jane aty me pelqimin tuaj dhe do mjaftonte nje kusht i amerikes per voten me poste ashtu si voton populli juaj pa kushtezime te asnje lloji
Dhe ku ka me mire kur kushtezon politikan te krimbur duke ditur se cjane pranojne cdo kusht
3.2 milion nuk jane votues por banues( jane edhe jomaxhorenet)…