Shefja e misionit të OSBE-ODHIR, Urszula Gacek ka mbërritur para pak minutash në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi po zhvillohet në selinë e PS-së, ku në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.
Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë.
Takimi i Ramës me Gacek vjen një ditë pas takimit të kësaj të fundit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ku fokusi i takimit ishin po ashtu zgjedhjet e 25 prillit.
j.l./ dita
