Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz, ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Duke folur nga qyteti i Korçës, ambasadorja Schutz vlerësoi procesin e zgjedhjeve, duke u shprehur se gjithçka u zhvillua normalisht.
Kryesuesja e delegacionit gjerman tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk ka qenë e ulët, por sipas saj ka qenë e mirë.
Duke komentuar fushatën elektorale si pozitive, Schutz tha se procesi zgjedhor ka qenë i lirë dhe i ndershëm.
“Për ne ka qenë një kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe që morën pjesë 18 parti. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, pra ka qenë relativisht e mirë.
OSBE/ODHIR ka konstatuar se është bërë për një fushatë elektorale pozitive, që procesi ka qenë i lirë edhe i ndershëm, analiza deri tani ka qenë pozitive, do të ketë sigurisht një raport më të detajuar së afërmi, por ne jemi të kënaqur që rezultati i zgjedhjeve ishte i mirë definuar.
Ajo çka ne presim deri tani është vijimi i reformave të tjera të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet sa më shumë BE.
Nuk më takon të gjykoj lidhur me këtë fakt, ishte vendimmarrje e qytetarëve shqiptarë ajo mbi bazën e së cilës iu dhënë më shumë vota njërës parti sesa partive të tjera politike.
Gjykoj në këndvështrimin tim se ky është një shans për qeverinë për të vijuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur reformat e iniciuara tanimë duke menduar tanimë 5 prioritetet kyçe, ku më me përparësi janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por sigurisht një shans më tepër edhe për opozitën për të realizuar një opozitë sa më të fortë”, u shpreh ambasadorja gjermane Sussane Schutz.

Qe keto zgjedhje ishin nga me te mirat qe jane mbajtur ne vendin tone, dhe nga gjithe zgjedhjet qe ka organizuar qoftelargu, kjo nuk diskutohet.
Per mos te thene nje shprehje teper vulgare, po mjaftohem me kete: Nuk mbulohet dielli me shoshe moj Lule!
Te lira ndoshta por te ndershme? Zonja ambasadore ose eshte totalisht e shkeputur nga realiteti Shqiptar, ose nuk kupton definicionin e fjales te ndershme.
hahaha shife kur ta akuzojne se e kane blere soc. me parate e droges, dhe kjo i bie te jete e djathte, hahaha.