Zgjedhjet e 6 marsit, votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet vetëm në Bashkinë e Vorës

Ornela

KQZ ka miratuar këtë pasdite projektvendimin për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit vetëm në Bashkinë Vorë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, deklaroi se duke patur edhe dakordësinë e partive politike, votimi elektronik do të zbatohet vetëm në këtë bashki.

Një ditë më parë, Celibashi theksoi se votimi elektronik u zgjodh vetëm për Bashkinë Vorë për shkak të kohës në dispozicion sepse numri i qendrave të votimit në Vorë është më i vogël se numri i pajisjeve që kanë për votimin elektronik.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *