Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet për 6 kryebashkiakët e zgjedhur në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ky mandat e ka afatin 1 vjeçar.
KQZ i dha mandatin Kryetarëve të Bashkisë Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë paraditen e sotme, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, Durrës, Shkodër, Lushnjë, u mblodh sërish pasdite ku i certifikoi pas verifikimeve.
Partia Demokratike nuk u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që certifikoi rezultatet e zgjedhjeve në 6 bashki.
I pranishëm në sallë ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i koalicionit Shtëpia e Lirisë, mes LSI-së dhe Berishës që fituan bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë. Partia Socialiste fitoi 5 bashki, ndërsa Partia Demokratike e Lulzim Bashës doli forcë e tretë.
Kryebashkiakët e rinj në 6 bashkitë
Bashkia Vorë- Blerim Shera PS
Bashkia Rrogozhinë- Edison Memolla PS
Bashkia Lushnje- Eriselda Sefa PS
Bashkia Dibër- Rrahim Spahiu PS
Bashkia Durrës- Emirjana Sako PS
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë
o.j/dita

Mirë qe nuk vret vehten mor alabak qe vjedh 30 vjet popullin per te ‘numuruar’ì nje here ne 4 vjet HIÇIN po si nuk te vjen turp te ‘çertifikosh’ qenje qe nuk perfaqesojne as 20 perqind te zgjedhesve e as 10 perqind te banoreve!?^