Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it ka nisur sot axhendën e takimeve me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Në konferencën e mbajtur pas takimit, Panariti tha se Shqipëria është e hapur për misione ndërkombëtare para dhe pas zgjedhjeve. “Padyshim ne presim edhe misione të tjera vëzhguesish siç është misioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe Këshillit të Evropës që janë të mirëpritur të bëhen pjesë e sistemit para dhe pas zgjedhor”, tha ai.
Ekipi i ekspertëve vlerësues “Needs Assesment Mission” do të vëzhgojë për tri ditë përgatitjet parazgjedhore dhe do të takohet me krerë e partive parlamentare dhe me organizatat e shoqërisë civile, që do të përfshihen në procesin e monitorimit të zgjedhjeve. Një ditë më parë, përfaqësuesja e misionit të OSBE-OHDIR u shpreh se në përfundim të takimeve do të publikojë një raport me konkluzionesh mbi nevojë e Shqipërisë për misionin e vëzhguesve gjatë zgjedhjeve të qershorit. “Ne po zhvillojmë një sërë takimesh me palët. Më pas do dalim me një raport, ku do të përshkruhet se cilat ishin konstatimet tona në Shqipëri dhe përfundimin nëse do dërgojmë një mision vëzhgimi apo jo”, tha përfaqësuesja e OSBE-OHDIR.
2 Comments
Eshte hera e pare qe vijne ne Shqiperi kjo palo organizate fashiste? Si nuk ju vjen turp qe kane 15 vjet dhe nuk kane anolluar nje here te vetme nje pale zgjedhje,kur dihet qe gjithmone jane vjedhur duke shtremberuar realitetin.Tani perse vine? Nuk kane turp?Kur s’kane esnje kopetence perse harxhojne parete e popujve? Kur nuk zgjidhin asnje gje,perse lodhen? Kush ka me besim tek kjo organizate? Shqiptaret jo e jo,se shume shtete i kane perzene dhe nuk i pranojne as ne kufi te shteteve te tyre.
Panariti ne emer te Metes dhe Berishes “Garanton” per zgjedhje te vjedhura!