Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp të hënën në orën 15:00.
Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor.
Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.
Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.
b.b/dita

E per ç’far duhen vezhguesit ?Nuk besoj qe Rama do vjedhi votat e veta,maksimumi qe mund te beje eshte te shtoje ca votues me shume por per kete OSBE-ja nuk shqetesohet shume perderisa nuk u shqetesua as per vjedhjet e votave ne zgjedhjet e kaluara,perderisa as mbas pergjimeve te BILD nuk foli asnje fjale por dhe tani qe po flet po ben politiken e qeverise.Na thone te votojme nje here pastaj shohim e bejme.