Zgjedhjet në Gjermani, disfatë për Merkel

Dita

Kancelares gjermane Angela Merkel i janë tronditur pozitat, pa dalë ende një rezultat përfundimtar i zgjedhjeve rajonale. Teksa gjermanët iu drejtuan ditën e diel qendrave të votimit, “Alternativa për Gjermaninë” e krahut të djathtë AfD, kryeson sondazhet në 3 lande.

Politika e dyerve të hapura është edhe shuplaka që duket se ka marrë shefja e Ekzekutivit gjerman. Një dështim i kancelares në këto zgjedhje do të konsiderohej si një goditje e madhe për të dhe deri diku analistët e kanë kryqëzuar Merkel se është edhe shkaktarja e eksodit më të madh pas luftës së dytë botërore.

Shumë prej tyre gjykojnë se përpos luftës dhe rrethanave të vështira që refugjatët duan t’i shpëtojnë, qëndrimi i kancelares i ka nxitur akoma edhe më shumë për të provuar një shans në perëndim. Por dështimi i Merkel do të ishte një thikë me dy presa jo vetëm për pozicionin e saj në radhët e politikës gjermane e ndërkombëtare, por edhe për partinë Kristiandemokrate CDU, e cila ka më shumë se një dekadë në pushtet.

Ndërkaq, partia AfD që mesa duket ka gjetur shtegun më të mirë nga situata e rënduar. Deri në vitin 2013, partia nacionaliste “Alternativa për Gjermaninë” trumbetonte për vota me një platformë antieuropiane.

E ndërsa tani sloganet e saj elektorale janë të orientuara kundër emigrantëve, “siguroni kufijtë” apo “stop kaosit të refugjatëve”, duke kërkuar që në këtë formë të bëhet akoma më shumë populiste dhe të marrë votat e atyre që janë kundër strehimit të azilantëve në vend.

Zgjedhjet federale janë edhe testi i parë para atyre të përgjithshme, të cilat do të mbahen në Gjermani vitin e ardhshëm.

Share This Article
2 Comments
  • Mesazh fshikullimi politik, me pas lincim popullor e deri ne denim ligjor nga nje tjeter politike e pergjegjeshme. E jo vetem per kete spesie ne foto. Po per mbare politiken qe ajo perfaqeson, politiken e sotme te anarkise. Qe ka si embleme pikerisht kete surrat ne foto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *