Zgjedhjet lokale në Maqedoni, plagoset me armë zjarri kandidati shqiptar për Komunën e Kërçovës

Gazeta Dita

Tensionohet situata në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Gjatë mbrëmjes së sotme kandidati i pavarur shqiptar për Komunën e Kërçovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat në Maqedoni raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kërçove dhe përveç kandidatit Alit Abazi i plagosur ka mbetur edhe Shefi i shtabit të tij Destan Abdiu.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka prapavijë politike. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *