Zgjedhjet lokale, situata në qytete e qetë

redaktor

Votimi për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në të gjithë vendin ka nisur i qetë në të gjitha qytetet e vendit.

Në Shkodër është shpërndarë e gjithë baza materiale. Vetëm 3 qendra nuk janë hapur, që i përkasin ish-komunës Rrethina.

Në Kurbin, në orën 04:00 është shpërndarë e gjithë baza materiale dhe në 71 qendra ka nisur votimi. Kryetari i KZAZ-së në njësinë 15 është zëvendësuar kryetari me një përfaqësues të shoqërisë civile.

Në Durrës, votimi po zhvillohet normalisht dhe gjithçka është e qetë.

Në Rrogozhinë ende nuk është hapur një qendër votimi, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Në Tropojë, nuk janë hapur vetëm qendrat e votimit në zonat e thella malore.

Ndërkohë, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Has dhe ka nisur procesi i votimit.

Në Kukës, ka problematikë në fshatra për shkak të mungesës së paraqitjes së disa komisionerëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *