Zgjedhjet, Meta-Ramës: 71 deputetë PS i bën me PD-në?

Elton Tafaruci

Presidenti i ardhshëm, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të pazakonte këtë mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”.

Në momentin kur drejtuesi i emisionit po e pyeste për koalicionet paszgjedhore, Meta i është përgjigjur indirekt deklaratës së Ramës në Korçë i cili u shpreh se PS do marrë 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nën zë, Meta ka thënë se “71 i bën me PD-në apo vetëm?”.

“Thuaje dhe njëherë, the 71 me PD-në?”, tha Cani dhe Meta e shoqëroi me të qeshur. Kjo deklarata e Metës mund të interpretohet edhe si një paralajmërim për koalicion paszgjedhor mes PD dhe PS.

Rama tha sot nga Korca se LSI dhe PD duan të dalin forcë e parë, por PS do ta nisë me 71 dëputetë pas zgjedhjeve.

Sa i takon paktit të madh me opozitën, Rama deklaroi gjithashtu se dialogu me Bashën do të institucionalizohet duke shkuar drejt takimeve periodike një tjetër mesazh ky se qasja PD-PS nuk do të jetë aq “armiqësore” sa është karakterizuar në këto 27 vite të pluralizimit.

Share This Article
1 Comment
  • Presioni Metes e shtyu Ramen ne krahet e Berishes.
    Nje elektorat i shendetshem ,nje parti e institucioneve si PS,po degjeneron nga nje gastor i paparashikueshem qe e ka marre peng.Boja e ministrive dhe pallati me shigjeta kete parti do ta cojne ne humnere.Nuk ishin nderkombetaret,Nderkombetaret e mbyllen kapakun e zgjedhjeve njeheremire me njohjen e zgjedhjeve pa partine demokratike.Ishte deklarata e Vasilit kryeminister,qe e tmerroi piktorin e pallateve,qe beri koalicion parazgjedhor me PD.Ky i trembej nje koalicioni LSI.-PDIU me mbeshtetjen e PD ne rruge,qe mund ta largonte nga pushteti,prandaj e thirri prape Bashen per t`i dhene pushtetin ne tavoline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *