“Unë preferova që të gjitha këtyre akuzave t’u përgjigjesha me një vendim gjykate”, deklaron Valdrin Pjetri.
Në fundit e vitit të shkuar me vendim të formës së prerë gjykatat shqiptare vendosen që t’i jepnin të drejt Valdin Pjetrit, kryetarit të zgjedhur dhe të dorëhequr të Bashkisë së Shkodrës pa bërë ende betimin, për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.
Sipas gjykatës, ish-kryebashkiaku nuk mund të deklaronte dënimin për shkak se kështu ishte kërkuar nga Gjykata në Itali.
Me këtë vendim në duar, Valdrin Pjetri për herë të parë, vendos të flasë dhe të thotë të vërtetën e tij që ai pretendon se është shume larg gjithë çka u tha për të.
“Unë isha 19 vjeç, ndiqja studimet e larta në Firence. Kur dy shokët e mi ndalohen nga policia italiane, oficeri i policisë gjyqësore i shpjegon gjyqtarit se nuk kishim asgjë kundër Valdrin Pjetrit, shkuam të bënim një kontroll banese me shokun e Valdrinit dhe Valdrini ishte paraqitur me vullnetin e tij të lirë dhe plotë për të parë çfarë po iu ndodhte shokëve të vet.
Bëhet fjalë për një sasi 2 gram neto apo thënë ndryshe gjysmë cigare hashash e gjetur ambientet ku ne jetonim në një shtëpi më shumë shqiptar, ja dokumenti kam shkuar vullnetarisht”, deklaron Pjetri.
Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti Italian e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.
“Pas presionit isha vetëm 19 vjeç firmosa, qe s’kisha lidhje e tregon dhe ky dokument ky polici dëshmon në gjykatë”.
Në vitin 2012 Pjetri i cili punonte në Ministrinë e Fnancave, i kërkon gjykatës së Firences rehabilitim për veprën e procedura në 2003, çka sipas tij u mor parasysh duke fshirë nga dosja penale e tij në Itali këtë procedim.
“Pas kësaj dëshmia ime e penalitetit si në gjykata dhe prokurori dilte e pastër”.
Pas kësaj, sipas tij nuk kishte detyrim ta deklaronte këtë procedim të 16 viteve më parë në formularin e dekriminalizimit.
Dokumentet e publikuara nga PD pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences.
Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëjë jo pa qëllim kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.
“Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialistëve”.
Por nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do te zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 Mars. /TV Klan/
o.j/dita

Valdrin Pjetri.Ne se eshte e vertete kjo qe po lexoj dhe eshte e sinqerte ,them qe je me fat .Ne eshte ndryshe del tymi me vone.Nga kontrolli ne banese ne itali mund te gjenin dhe dy pako te vogla heroine qe ti ,sinqerisht ,nuk i dinje dhe nuk ma mer mendja qe perdor,por nuk keni qene ne fokus per kete pune.Eshte e drejta jote te konkurosh dhe banoret e Shkodres te njohin mire ty.Suksese rini !
Po mor po, edhe nje Lulash i duhet Shkodres e pastaj edhe i gur n’qaf e udha e mbar
Ishalla i bejne veting dhe drejtesise italjane se e paskan marre ne qafe kte klerikun!
Bo bo cte paskan ber o i ziu Valdrin>>!!
Ty te paska ber kurth shteti Italian..
Ata, nepermjet avokates tende, te paskan detyruar te pranosh nje krim qe se ke bere.
Degjo mua Petron, ti;
Me keto Fakte “Kokforta” qe paske ti mor djal, hidh ne gjyq shtetin Italian, dheeeee……do dhitesh ne para,
Cte duhet ty qe merresh me Shqiperin ti.
Pse do te Vush ne Shkoder ti, ske se cfar fiton aty.
Ja shiko Lali dhjerin..
U keput i ziu, shpirti po i del per Tirhanen dhe Trahanasit, dhe nuk po fiton Asgje….po e mban me buk e shoqja, ajo Avokatja e Bexhetit.
Pastaj edhe kjo KQZ-ja jone qenka Cmendur.
Kerkon qe ne territorin Shqiptar te zbatohen ligjet Shqiptare,,..
Se kuptojne ata se, opinioni i Avokates tende eshte shum me i rendesishem se Kushtetuta e Shqiperise.
Mos u vono shum mor djal,
Merr dhe vendimin e ketij plepistit ton dhe nisu ne Atrasburg apo Hage, te padisesh Talanet
Cilado qofte e verteta, Edi Rama nuk e rikandidon kete djalin.
Mbase kjo eshte deshire e opozites, por Edi ka plot emra qe i ka promovuar, do e gjej njeriun e duhur.
Shkodres i duhet PS
si dy cigare, si dy hunj (n’b..yth), imoralitet e
shkelje ligji eshte .
nuk eshte bamiresi a heroizem per atdheun ..
Tana t’i besaj se e di qe e ke nje babe zotni.Pse e dhe doreheqjen si dhic,pa pritur te dilte e drejta e jote,nuk ke me moral te kandidosh. Zallamija e sotme ,kar ardhur nga doreheqja e nxituar e jotja.
Ha ha ha ha…ja dhe Val Pjerdhi qe kerkon te zbardhe biografine sepse qenka denuar vetem “per dy cigare hashash”! Si ajo kurva qe pretendon ndershmeri se vetem dy here ka qene ne shtepine publike.
Tani e ka rradhen Gimce Kajmaku te paraqese deshmine e virgjerise te dhene nga gjykata e kurverise.
Kur flisni per ndershmeri ju bolembajtesit e nongratas ,duhet me pas dy barqe ,nje ta mbash e nje ta shqyesh.Ptuu bastards deri ne 8 breza.
E mor djal! Edhe ajo mikja kthu tha. Vetem koken futi, nuk eshte ashtu sic thone dynjaja. Dhe mbase edhe kishte te drejte…
CDO QYTETAR, CDO POPULL, CDO KOMB KA AQ LIRI, AQ DEMOKRACI, AQ DREJTESI, AQ BEGATI SA C’ LUFTON PER TE !
Ne baze te ketij informacioni, Valdrin Pjetri eshte ne te drejten e tij e te Zotit!
Kaloi edhe Valdrinoja klasen. E mori certifikaten e “virgjerise”! (Paska pire vetem dy cigare hashash i ngrati)
E vetmja e korruptuar dhe e mbetur ne klase keto 8 vjet mbetet ajo ish zv. ministrja e arkes peshqve.
Partia kur do i heq njollat nga supet e militanteve por ama askush nuk e ble dot te kaluaren e tij.
Valdrin na zhgenjeve, gjykatat ne shqiperi kane dhene lloj lloj vendimesh. Ne nje rast megjithese burri i botes e ka deklaruar vete ne studio telivizive se ka qene bashkepuntor i sigurimit me dosje, e kur e ka hedhur ne gjykate e i gjeti anen, kjo e fundit i ka dhene vendimin se nuk ke qene bashkepuntor sigurimi. Çar nuk ndodh ketu. Keshtu me duket edhe kjo puna jote, nuk do ishte e ndershme te dalesh kunder verdiktit te pare dhe ne pokitiken shqiptare çar nuk ndodh, njerez te shantazhuar duan.
NON BIS IN IDEM
Pak rendesi ka qe quhesh i rehabilituar. Vertet ligji ne Itali njeh rehabilitimin, ne USA prsh nuk e njeh. Nese ke kryer nje veper penale, je apo nuk je i fajshem, por ke pranuar te besh nje ujdi duke pranuar krimin, mbaroi ai muhabet. Ne historine tende rezulton qe ke pranuar qe ke kryer nje veper penale, pavarsisht shkalles se rrezikshmerise qe mund te paraqesi. Ligji ne Shqiperi eshte bere i tille ne menyre qe te garantoje pastertine absolute te personave qe kandidojne, si e tille, ti je i perjashtuar.
NUK ESHTE PUNA TE DENIMI O VALDRIN.
ESHTE PROBLEMI TE GENJESHTRA.
TREGON.PERSONALITETIN TEND.
KEMI SHUME GENJESHTARE NE DREJTIM
Po pse i bere cigare a derezi?! Ta kishe pire me llulle, se do kishe fat!