Zgjedhjet në Danimarkë, ekstremistët fitues

redaktor

Pas fitores së fuqishme në zgjedhjet evropiane të majit 2014, duke u renditur partia e parë në vend me 26,7%, ekstremistët e djathtë kanë triumfuar sërish. Zgjedhjet legjislative të zhvilluara ditën e djeshme, e kanë pozicionuar Partinë e Popullit danez (DF) në vendin e dytë. Nuk dihet ende, nëse koalicioni qeveritar i djathtë do të përbëhet edhe nga DF, pasi brenda linjave ideologjike ka edhe përplasje, por ndikimi i saj vlerësohet të jetë i konsiderueshëm.

DF ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e partive të spektrit të djathtë politik, për të mundësuar mbajtjen e një referendumi të stilit britanik, për daljen e Danimarkës nga BE.

DF është një parti euroskeptike me fokus të lartë kundër Islamit dhe kundër imigracionit. Rritja e elektoratit të saj dhe fuqizimi politik kanë detyruar qeveritë në pushtet, ndër vite, jo vetëm të ashpërsojnë politikat e tyre ndaj imigracionit, por edhe të aplikojnë politika të caktuara, që bien në kundërshtim me vlerat dhe parimet evropiane.

Edhe këto zgjedhje janë dominuar nga tema kundër imigracionit dhe kostove të larta që gjeneron sistemi i azil-kërkimit. Blloku i djathtë fitues (Venstre, Partia e Popullit danez, Aleanca Liberale dhe Konservatore) që kanë arritur të marrin 90 vende kundrejt 85 të bllokut të majtë, kanë premtuar marrjen e masave kundër imigracionit, shndërrimin e Danimarkës në një vend më pak tërheqës për to, ulje të ndihmës financiare për të sapo mbërriturit në territor dhe dhënien e lejes së qëndrimit të përhershëm, vetëm ndaj atyre që kanë një punë dhe flasin gjuhën daneze.

Pas konfirmimit të rezultatit, kryeministrja e vendit Helle Thorning-Schmidt, ka dhënë dorëheqjen edhe nga kryesimi i partisë social-demokrate./Dita

 

Shkrime të tjera:

Danimarka nën politikat ekstremiste anti-Islam

Danimarkë, triumfojnë ekstremistët anti-Islam

 

Share This Article
1 Comment
  • Nje lajm interesant…fiton e djathata ekstreme!Dhe ne,”E duam Shqiperine si gjith Europa…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *