Zgjedhjet në Dibër, KQZ ndryshon vendin e numërimit të votave

Leda Hysa

KQZ vendosi sot për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të KZAZ-së nr.16, Qarku Dibër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Gjithashtu, KQZ vendosi “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ shqyrtoi edhe Pr/vendimin “Për lirim dhe emërim të disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi të miratojë kërkesën e disa televizioneve për akreditimin e gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *