Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi të premten raportin e ndërmjetëm për proçesin zgjedhor në Bashkinë e Dibrës. Sipas KVV-së, problemet kryesore janë paqartësia e financimit të partive politike, mostrainimi i komisionerëve të qendrave të votimit, angazhimi i kontigjentëve për mbrojtjen e votes, etj.
Në zgjedhjet që do të mbahen të dielën KVV ka angazhuar për monitorimin e proçesit 88 vëzhgues, ndërsa këtij grupi do t’i bashkangjiten edhe 30 vëzhguesish të tjerë me eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë.
Raporti i KVV-së nxit dy institucionet kryesore, policinë dhe prokurorinë, që në këtë proces, të jenë në lartësinë e detyrës.
