Grekët duan të vazhdojnë të besojnë te Syriza. Koalicioni i së majtës është më i preferuari nga qytetarët helenë që do të duhet të zgjedhin më 20 shtator qeverinë e re pas dorëheqjes së ish kryeministrit Aleksis Cipras.
Sipas një sondazhi të publikuar dje nga e përditshmja “Efimerida ton Syntakton”, 23% e zgjedhësve do të mbështesë partinë aktuale në pushtet përballë 19.5% që do të mbështesë konservatorët e Demokracisë së Re.
Bashkimi Popullor, partia e krijuar pas ndarjes nga Syrizas, ka pëlqimin e 3.5& të votuesve, përballë 2 % që do të merreni Grekët e Pavarur, sipas sondazhit të realizuar nga ProRata mes 1.000 të intervistuarish.
Ky është vlerësimi i parë që bëhet në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në më pak se një muaj.
Nga ana tjetër, 64% e të intervistuarve beson se vendimi i Ciprasit për të dhënë dorëheqjen për të kërkuar një mandat të ri në zgjedhjet të parakohshme ishte e gabuar, ndërkohë që 68% është dakord që Greqia të qëndrojnë në zonën euro me ccdo kusht, edhe nëse kjo përkthehet në më shumë masa shtrënguese.
“Përgjigjet e këtyre dy ccështjeve ccojnë në konkluzionin se zgjedhjet e parakohshme mund t’i kushtojnë shrenjtë ish kryeministrit dhe Syrizas”, pohoi e përditshmja.
Një e treta e atyre që mbështetën partinë e Ciprasit në zgjedhjet e janarit dhe që e ccuan në pushtet tani shfaqen të dyjëzuar nëse duhet ta votojnë sërish apo jo, sipas të përditshmes.
Të enjten, gjyqtarja dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë të Greqisë, Vasiliki Thanou, u emërua shefe e ekzekutivit për të marrë përgjegjësinë e organizimit të datës së zgjedhjeve.
Ajo është gruaja e parë që mban postin e kryeministrit në Greqi, siç theksoi tashmë ish-kryeministri, Aleksis Cipras, gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës në pallatin Maximu, selia e qeverisë.
Kreu i qeverisë greke njoftoi se do të kontaktojë menjëherë me të gjithë liderët politikë grekë që qeveria e saj të ketë përfaqësimin më të lartë të mundshëm. Ministrat e rinj bën dje betimin zyrtar.
