Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Janë pranuar 42 mijë aplikime nga diaspora

J L

Mbi 42 mijë aplikime për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se deri tanë janë pranuar rreth 42 mijë aplikime, por që numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikimeve.

“42 mijë aplikime për të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora. Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.

42 mijë aplikantë, përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar. Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre”, tha Elezi.

Ai mes të tjerash tha se në zgjedhjet e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *