Në ditën e Rinisë, kreu i ri i demokratëve Lulzim Basha shpalli përpara drejtuesve të degëve lokale të PD, fillimin e procesit të analizës për humbjen në zgjedhjet e 23 qershorit dhe mbajtjen e zgjedhjeve brenda selisë blu.
“Sot shpallim një garë të re, të lirë e të ndershme, të pastër, të drejtë e demokratike në çdo element të saj. Garën që do të afirmojë seriozitetin e një partie me histori të madhe dhe ambicie të mëdha, siç është Partia Demokratike. Garën që do të nxjerrë në drejtimin e partisë, që nga seksioni më i largët e më i vogël, e deri në kryesinë e partisë, njerëzit më të mirë e më të aftë, demokratët më të respektuar nga anëtarësia, pse jo dhe nga publiku i gjerë i fshatit, lagjes, qytetit, ata që bashkë me mua, si kryetar i zgjedhur me parimin “një anëtar-një votë”, do të udhëheqim partinë në synimet e saj për të fituar zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet politike më pas. Për të gjithë ne, është e qartë se fushata që çelim sot është vendimtare për këto synime”, tha Lulzim Basha.
Pa mohuar arritjet e qeverisjes demokrate në këto tetë vjet, për shpërdorimin e besimit dhe zhgënjimin kreu i demokratëve kërkoi ndjesë. / Top Channel
“Me ndjesën e nevojshme për çdo moment zhgënjimi apo shpërdorimi të besimit tuaj nga ana jonë, unë iu ftoj të gjithëve të merrni pjesë aktive në fushatën e zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike dhe ta shndërroni këtë fushatë, në një nisje të re të fuqishme drejt objektivave të reja”, shtoi Basha.
Një tjetër risi në fjalimin dhe strategjinë e re të rigjenerimit të PD, të lançuar nga Basha, ishte thirrja për afrimin e të larguarve me kontribute.
“Të nisemi sot më të bashkuar se kurrë. Për hapjen e madhe të Partisë Demokratike dhe ribashkimin e të gjithë kontributeve historike. Për demokracinë në shtëpinë e madhe të lirisë së shqiptarëve, në Partinë Demokratike. Me bindjen se fati dhe misioni i PD ka qenë, është dhe do të jetë Shqipëria europiane”.

ti nuke kupton nje gje vrasesi nuk nje cfare eshte ndershemeria kriminel
Per cfare gare te ndershme flisni kur ju vet qe drejtoni PD-ne sot jeni zgjedhur dy here nepermjet manipulimeve te turpshme ndaj Edi Rames dhe te ndjerit Sokol Olldashit se fundmi.
Ti palaço e Saliu klloun jeni dyshe qe shkoni shume ne syte e shqiptareve. Se shpejti PD-ne do e kthejme ne shoqate sepse realisht mbeshtetje ndaj saj do te bjere cdo vit
GARA PER ZGJEDHJEN E STRUKTURAVE LOKALE TE PD ,DO TE MBIZOTEROJE FORCA E DIKTAKTIT TE LIDEREVE BASHA DHE BERISHA ,CDO DEVIJIM NGA DYSHJA BERISHA -BASHA MUND TE REZIKOJE AKSIDENTIN OLLDASHI…
Se sa e drejtë do jetë e pamë kur të zgjodhën ty
Tani qe mungon Olldashi Lulushi do beje c’ti doje ….. ka krah te lire,eshte i qete,i sigurt.Por ne fund te fundit flluske sapuni do mbetet.
E drejte si draperi .
e bukur
Po keshtu thote Don Berisha
Te drejta? Me te drejta se trupi i Sali BEZHIZHKES.
PER KETE NE NUK KEMI PIKE DYSHIMI, NJELLOJ SI GARA KU U ZGJODHE TI O SHOKU LULI.
PER KETE ARSYE DO AFROHEN TE GJITHE TE DJATHTET TE BEHEN PJESMARRES NE KETE EVENIMENT FUTJA KOT.