Komisioni e mori këtë vendim pas fitores së opozitës në Stamboll.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte patur parregullsi dhe korrupsion.
Kandidati i Partisë Republikane Popullore, Ekrem Imamoglu, i cili zyrtarisht u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, e quajti vendimin “të pabesë”.
Ai tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet.
“Ky vend është i mbushur me 82 milion patriotë që do të luftojnë për demokracinë deri në momentin e fundit “, deklaroi Imamoglu. Votimi në qytetin më të madh të Turqisë do të mbahet më 23 qershor.
Zgjedhjet lokale në të gjithë Turqinë u zhvilluan më 31 mars dhe u konsideruan si një referendum mbi udhëheqjen e Presidentit Erdogan, në një situatë kur ekonomia turke është në renie.
Presidenti Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke që prej ardhjes në pushtet 16 vjet më parë, ka bërë fushatë intensive në këto zgjedhje, të cilat ai i ka cilësuar si “çështje e mbijetesës” për Turqinë.
Për Parlamentin Evropian, vendimi për të ripërsëritur zgjedhjet është fundi i kredibilitetit të zgjedhjeve demokratike në Turqi.
j.l./ dita
