Zgjedhjet në Suedi, sondazhet nxjerrin fituese të djathtën ekstreme

Dita

Gara e zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti në Suedi ka qenë një ndër më të rreptat që vendi skandinav ka parë për dekada, për shkak të ndarjes së votuesve në qëndrimet e tyre ndaj emigracionit.

Sipas sondazheve, e djathta ekstreme pritet të arrijë një fitore të konsiderueshme pas një fushate të dominuar nga çështja e emigracionit.

Kreu i nacionalistëve Jime Akeson e përqendroi fushatën elektorale tek politikat kundër emigracionit dhe kundër Bashkimit Europian.

Duket se kjo ka prekur zemrat e një pjese të mirë të elektoratit suedez, që shqetësimin më të madh të momentit e kanë ndaj emigrantëve që erdhën me fluksin e madh të viteve 2015-2016

Qeveria suedeze, e udhëhequr nga socialdemokratët e qendrës së majtë në një koalicion me Partinë e Gjelbër, ka ngurtësuar politikat mbi azilkërkuesit dhe ka mbyllur kufirin jugor me Danimarkën për të frenuar rrjedhën e migracionit.

Për të qetësuar ndjenjat anti-emigrante në vend, social-demokratët u janë drejtuar programeve dhe burimeve të tjera integruese për refugjatët në komunitetet e margjinalizuara dhe janë përpjekur t’i ndihmojnë ata që të kenë mundësi aksesi në arsim.

Ata po shqyrtojnë gjithashtu mënyrat e përfshirjes më të shpejtë të emigrantëve në fuqinë punëtore, si për shembull nxitjen e “punësimit të thjeshtë”; një referencë për punë që mund të merret duke patur vetëm dokumentet që vërtetojnë kryerjen e arsimit fillor.

Ndërsa përfaqësuesit e qendrës së djathtë janë zotuar të japin më shumë fonde për policinë dhe po përpiqen që politikat suedeze te emigracionit të përputhen me ligjet e vendeve të tjera të BE-së, si Danimarka dhe Gjermania.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *