Zgjedhjet, OSBE do të vëzhgojë procesin që nga hartimi i listave

anazapta

Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it do të ndjekë jo vetëm procesin e zgjedhjeve, por edhe regjistrimin e zgjedhësve. Sipas një materiali udhëzues për ekspertët e saj në terren, OSBE do të monitorojë edhe çështje si identifikimi i votuesve, regjistrat zgjedhorë, çështja e shtetësisë dhe rolet të tyre në zgjedhje. Në manualin e udhëzimeve  “Për vëzhgimin e regjistrimit të votuesve” theksohet se: “Kur ODIHR ka përfshirë regjistrimin e votuesve në metodologjinë e tij të përgjithshme për të vëzhguar zgjedhjet, ky manual ndihmon në furnizimin me më shumë qasje sistematike dhe gjithëpërfshirëse për të vëzhguar këtë pjesë kritike të procesit zgjedhor”. Shkruan sot e përditshmja “Shqip”. Në mënyrë të veçantë, duket se “lupa” e vëzhguesve do të përqendrohet tek regjistrimi i votuesve që nuk ndodhen në rezidencën e tyre gjatë kohës së regjistrimit.

OSBE-ODIHR theksojnë se: “Regjistrimi i votuesve që ndodhen jashtë rezidencës së tyre në kohën e regjistrimit duhet të ndahet mirë në njerëzit që zgjedhin të jenë jashtë rezidencës dhe ata që e kanë të pashmangshëm largimin si pasojë e detyrës apo nëse është i burgosur”, thuhet në udhëzim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *