Demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump shpresojnë të shënojnë epërsi në kampin e tyre në parapraket presidenciale në Nju Jork, që mund të interpretohet edhe si një disfatë e mundshme për Bernie Sanders.
Prej vitesh, parapraket arrinin shumë vonë në kulmin e tyre për të ngjallur interesin e votuesve. Por këtë herë, procesi i nisur në muajin janar, shtet më shtet nuk ka përcaktuar ende saktësisht se cili do të jetë kandidati i çdo partie në zgjedhjet presidenciale amerikane që do të organizohen në muajin nëntor.
Interesi i paraprakeve sa vjen e shtohet shkak i pranisë së tre nju jorkezëve, miliarderit Donald Trump i lindur në Queens, ish-senatorja e Nju Jorkut, Hillary Clinton e cila e ka trajtuar këtë shtet si pjesë të sajën, dhe demokrat-socialisti Bernie Sanders, i lindur në Brooklyn.
Shteti i Nju Jorkut është gjithashtu i dyti pas Kalifornisë për numrin e shumtë të delegatëve. 247 demokratë dhe 95 republikanë.
