Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë theksuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Por, mësohet se selia blu ka vendosur të çojë anëtarët e saj në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.
Lajmi për këtë vendim është konfirmuar nga Sekretarit i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili shprehet se ky vendim u mor pasi ka informacione se Partia Socialiste po bën regjistrime të paligjshme.
Të gjitha degët e PD janë urdhëruar të punojnë dhe të përzgjedhin emrat që do të përfaqësojnë opozitën në komisionet zonale të administrimit zgjedhor në gjysmën e të cilave PD-ja ka shumicën.
“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie.
Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, deklaron Bardhi.
PD dhe forcat e tjera opozitare 2 muaj me parë refuzuan dhe shkelën afatet kushtetuese për të dërguar në KQZ emrat e anetareve të KZAZ-ve, duke dhënë shenjën e parë të bojkotit zgjedhjeve.
Po ashtu, caktimi i anëtarëve te KZAZ-ve, nuk e ndryshon vendimin e opozitës për të bojkotuar procesin zgjedhore te 30 qershorit.
v.l/ Dita

O balo te heger Tanja e ke te keqen NGA Brenda.
Talebanet duan te bllokojne procesin zgjedhor. Ne asnje menyre sduhet te lejohen. C’vota do numerojne komisioneret e PEDES dhe Leshelise kur ata skane kandidate. Te Grida Sumes apo Marikes??? Eshte skenari dyte ogurzi per te bllokuar zgjedhjet.
te mos pranohen asnji perfaqesues i PD qe shkrumoci veten me djegien e mandateve dhe daljen jasht kuvendit.Cfare duan keto qe nuk i njeh askush e nuk kane kurrfare tagerit te marrin pjese qe te cojne perfaqesues ne komisionet e administrimit te zgjedhjeve.
KLjo e drejte perfaqesimit i takon opozites se re mbrenda kuvendit.
Pranimi i tyre asht vetem per bllokim dhe ngatrresa.