Zgjedhjet, PD: Votimi do të zgjasë deri sa të përfundojë personi i fundit

Amelda Amelda

Ditën e nesërme, (të dielën) do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i PD,  njofton se procesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Gjithashtu bëhet me dije se nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

 

 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Uau ja dhe e reja,do vazhdojë votimi po pati njerëz në rradhë.Kjo është dhimokraci e vërte.Bravo Saleh.hahaha.

  • Neser do te dale me figure dhe ze se kush eshte kunder Shqiperise dhe shqiptareve cila pjese e vendit tone eshte prone ruse dhe kush jane perkrahesist e korrupsionit, krimit dhe tradhetise. Me figure dhe ze. Dhe nuk duhen toleruar, duhen perjashtuar nga çdo e drejte qytetare shqiptare sepse detyrimin e tyre e kryejne kunder Shqiperise. Kujdes Arben Krajen se mos na e gjen gje deri sa te jete gjalle Saliu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *