Zgjedhjet, për kë mbaruan dhe s’mbaruan

anazapta

1. Për  Lefteri  Lleshin  dhe gjysmën e gjymtuar  të KQZ-së nuk kanë mbaruar dhe as kanë ndërmend të mbarojnë të paktën deri në shtator sepse “ustai”i vet Sali Berisha bashkë me “kosovrastët” po mundohet të vazhdojë të vjedhë mandate, të pranojë ankimime e të dalë në TV si lugat.

2. Per Lulin dhe Kolin dhe një pjesë tjetër të vogël  që mbushin sallat e vogla me dy gishta lart nuk kanë mbaruar  zgjedhjet ,bile ditët e fundit  zërat  çjerrës të tyre po afrohen tek  zëri i Sali Berishës  para 23 Qershorit. Njëri ulëret më shumë se tjetri e tjetri bërtet e çirret më shumë se i pari. Dy  gjysma-kopje që përbëjnë një të tërë “fandi- spathiun”  Sali  Berisha. Gjuha e tyre lë per të dëshiruar ,gjestet e tyre janë anakronikë, fytyrat e tyre janë komlet fallso. Ustai i tyre akoma nuk ka shkuar të thyejë rekordin e notit, por tanimë i kanë humbur gërshërët e inaugurimeve.

3. Nuk kanë mbaruar zgjedhjet për militantët  e P.D-së që janë të paaftë, servila, rrogëtarë të administrates që për 8-vjet si shushunja  i  pinë  gjakun popullit, por shkatërruan edhe vetë P.D-në. Janë po këta që u thirrën nën armë tani nga Luli e Koli dhe u venë pas.

4. KANE mbaruar zgjedhjet për të gjithë njerëzit e thjeshtë. Ata votuan me heshtje e qetësi, me kulturë e qytetari, ata e dëbuan Sali Berishën nga jugu në veri.   Shqipëria  shpëtoi prej tij më  23 Qershor, por P.D do të jetë akoma robe e atij njeriu.

 

Letër e nënshkruar: Skënder Dema

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *