Italianët në Shqipëri kanë pasur të drejtë të votojnë gjatë së dielës për të zgjedhur qeverinë e re të vendit të tyre.
Në procesin e votimit nëpërmjet ambasadës janë regjistruar gjithsej, rreth 1100 votues, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e tyre ka zgjedhur të fluturojë drejt Italisë për të kryer detyrën civile.
Ata që kanë vendosur ta kryejnë këtë detyrë nga Shqipëria, në pjesën më të madhe kanë votuar për koalicionin e djathtë, pra partinë anti-emigrante të Ligës së Veriut dhe partinë e Silvio Berlusconit, Forza Italia, në masën 33%, raporton Scan.
Ky është edhe koalicioni që fitoi zgjedhjet në Itali, paçka se, pa mazhorancë qeverisëse.
Partia e dytë më e votuar nga italianët e Shqipërisë rezulton ajo demokratike, pra e majta, me rreth 25% të votave.
Ndërkohë, në vend të tretë është lëvizja “5 yjet”, që në Itali doli forcë e parë.
E ndërkohë që në atdhe “5 yjet” e Luigi di Maios grumbulluan mbi 30% të votës popullore, mes italianëve të Shqipërisë, u ndalën në vetëm 25%. Rezultatet janë thuajse të njëjta si për dhomën e deputetëve ashtu edhe për senatin.
Ndryshe nga italianët që jetojnë nëpër Europë, të cilët kanë votuar masivisht për të majtën e Matteo Renzit, italianët e Shqipërisë kanë votuar të djathtën së bashku me Matteo Salvinin, një politikan i cili ka dalë haptazi kundër emigrantëve, shkruan Scan.
a.s/dita

Shqipetaret,per kete rast jane trguar budallenj se nuk ka ku te vej me.Ata kane votuar te djathten ekstreme,qe, edhe pse ai u ka thene emigranteve do u perze nga italia,jame antiemigrant,keta e kane votuar.O zot fali se nuk din ç’a bejne.Pse dhe pse veprojme keshtu? Pse jane gjithmon kundra vehtes,e familjes se tyre?Na vun bojen e zeze,na turperuan.
zoti bushi !
keto lloj komente pa e lexuar artikullin vetem Mark UK
i ben.
.
Ju komentoni sikur behet fjale per shqiptaret e Italise…..or mik
jane italianet qe jetojne ne Shqiperi…..wake up
faleminderit per mos keqkuptimin por votimet sot ne boten demonkratike duken si lloto sporti apo baste per kuaj hipizmi..ose me sakte akoma Sh.p.k
Italianet qe jetojne ne Shqiperi (lexoje mire artikullin!…)