Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Pukë dhe në degën 15 në Tiranë ka përfunduar. Nga zgjedhjet e sotme, në degën numër 15 në Tiranë u zgjodh kryetar Florind Mansaku. Ndërsa në Pukë është zgjedhur Demir Hyseni me 67% të votave.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues:
– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
a.m/dita

Kur ti lerë gjykata në rrugë përsëri.hahaha.
Ne SHqiperi vetem me 90-ten u mbeshtet PD kurse sot e ka ne dore fale zotit U.S.A. nuk ka me “burre-shteti”I cili vrau 4-ter veta ne mes te bulevardit dhe Arvizu e quajti burre shteti “kriminelin e vicidolit”.Le te zhvillohen zgjedhje s’ka per tu njohur kurre kjo fare e keqe qe u perhaps ne SHqiperi .Me thone sali-berisha mue!