Sipas rezultateve të para pas përfundimit të votimeve, presidenti aktual i përkohshëm i vendit, Kassym Jomart Tokayev, ka fituar bindshëm në zgjedhjet e sotme të parakohshme presidenciale në Kazakistan.
Në këto zgjedhje presidenciale të parakohshme, ku kanë pasur të drejtë vote 12 milionë votues të regjistruar, në garë kanë marrë pjësë shtatë kandidatë.
Këto zgjedhje janë të parakohshme, pasi presidenti historik i 28 viteve, Nursultan Nazarbayev u largua nga posti në mars të këtij viti. Që atëherë, këtë pozicion e ka mbajtur i zgjedhuri i tij, 66 vjeçari Kassym Jomart Tokayev.
Vendvotimet në Kazakistanit u mbyllën në orën 20:00 sipas orës lokale, ndërsa pjesëmarrja në votime besohet të ketë qenë rreth 77%.
Kreu i Institutit “Mendimi Publik” Aynur Majitova bëri me dije ditur se ky institut ka bërë një sondazh me 13.200 votues në 325 qendra votimi. Sipas këtij sondazhi, presidenti I përkohshëm Tokayev ka marrë rreth 70% të votave.
Këto rezultate, sigurisht, përjashtojnë nevojën për një votim balotazhi.
Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotshme janë arrestuar më shumë se 500 shtetas kazakë, të cilët protestuan votimet, pasi e quajtën rezultatin të paravendosur dhe zgjedhejt e manipuluara. Të arrestuarit u quajtën nga zëdhënësit eministrisë së brendshme elementë radikalë që dnin të prishnin procesin demokratik të zgjedhjeve, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
