Kur na ndajnë vetën tre muaj nga afati përfundimtar që partitë politike kanë të drejtë të propozojnë kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duket se Lulzim Basha do të shkojë drejt rikandidimit për Bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës. Më shumë se një dëshirë e tij për të rikandiduar për të qenë sërish qytetari nr. 1 i kryeqytetit, Basha duket se e ka detyrim për të pranuar që t’i nënshtrohet sërish emocioneve të garës. Por ndryshe nga katër vite më parë, kur qeverinë e kishte e djathta, ç’ka i mundësoi të rrëmbente fitoren ndaj Ramës në tavolinën e KQZ-së e të Kolegjit Zgjedhor, kësaj radhe Basha duhet të mbështetet vetëm tek votat që do të marrë në zgjedhje.
Burime nga PD konfirmojnë për “Ditën”, se pavarësisht emrave që përfliten si kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, ajo e kryetarit Lulzim Basha vijon që të mbetet më e sigurta. Ndonëse e shprehur në formën e një dëshire, edhe ish-kryetari i kësaj force, i cili vijon që të mbetet edhe drejtuesi “de-facto”, i kërkoi Bashës që të rikandidojë.
Lidhur me rikandidimin apo jo të kreut aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, (njëkohësisht edhe kreu i PD-së), Berisha tha se nëse do të ketë zgjedhje, atëherë kandidatura e Bashës është më e mirë. “Nëse janë zgjedhje lokale Basha është kandidatura më e mirë. Ai nisi, bëri projektet, ky (Edi Rama) e bllokon. Dy mijë qytetarë të Tiranës do merrnin rroga në bulevardin e Tiranës”, deklaroi Berisha në një intervistë televizive për “News24”.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe dhëndri i Berishës, i cili po projektohet si pasardhësi i ish-kreut të PD. Edhe Jamarbër Malltezi deklaron se Basha duhet të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës përballë kandidatit të propozuar nga e majta. I pyetur nëse ai vetë do të synonte Bashkinë e Tiranës, Malltezi do të shprehej se kryeqyteti e ka kryetarin dhe se Basha duhet të rikandidojë.
Deri më tani vetë Basha nuk e ka deklaruar publikisht se nuk do të rikandidojë për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës, ndërsa kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, gjatë një interviste në emisionin “Fakt” në UTV në prill 2014, do të bënte të ditur mos kandidimin e Bashës. “Është vendosur që Basha nuk do të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës”, do të shprehej Paloka.
Por ky ndryshim drastik i qëndrimit të demokratëve për kandidaturën e PD-së, duket se është edhe një vendimmarrje e familjes “Berisha” për të katapultuar pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit një prej pjesëtarëve të familjes.
“Të mirat e humbjes”
Një humbje e PD-së në zgjedhjet vendore të 21 qershorit do të konfirmonte edhe njëherë atë që thuhet nën zë në radhët e demokratëve, se Basha nuk arrin që të drejtojë përpara demokratët. Pakënaqësitë në radhët e demokratëve filluan që me komandimin e Bashës në krye të PD-së. Menjëherë Topalli, Patozi e shumë figura të tjera kanë shprehur kritika ndaj tij. Rezultati i dobët në zgjedhje do të zgjonte zërat kundër Bashës, ndërsa ky do të ishte një moment tepër i favorshëm për Berishën, që të katapultonte një prej anëtarëve të familjes së tij në krye të PD-së. Jamarbër Malltezi është edhe njeriu më afër Partisë Demokratike për momentin, se sa Argita Malltezi, e cila ndonëse ka pasur dijeni për të gjitha lëvizjet politike të babait të saj Berisha, deri më tani ka qëndruar në hije dhe nuk është bërë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së.
Jamarbër Malltezi do ta kishte mjaft të lehtë marrjen e drejtimit të PD-së në rast se Basha do të tërhiqej nga humbja në zgjedhjet vendore, pasi vjehrri i tij vijon që të ketë ndikim tepër të fortë në këtë forcë. Deputetët janë të zgjedhur nga lista e hartuar nga Berisha, ashtu sikurse edhe një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së.
****
Jamarbër Malltezi, dhëndri biologjik dhe politik i PD-së
Siç do të shprehej pak ditë më parë vetë Malltezi, ai do të bëhej pjesë e strukturave të PD-së së bashku me bashkëshorten e tij (vajza e 
Berishës), që në dhjetorin e ’90-ës. Madje dhëndri i Berishës do të dekorohej nga Bujar Nishani në 20 shkurt 2013 me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për përkushtimin aktiv në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, për veprimtarinë në lartësimin e idealeve të saj dhe për vetëmohimin e treguar në pjesëmarrjen në grevën heroike të urisë në Qytetin Studenti në shkurt 1991, vendimtare në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist”. Pas dorëheqjes së Berishës, Jamarbër Malltezi shtoi përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së. Ai do të ishte një nga 40 koordinatorët e PD-së për ristrukturimin e kësaj force pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Si për ironi, zona që do të mbulonte Malltezi do të ishte e njëjta zonë ku voton edhe Lulzim Basha. Zgjedhja e tij nuk duket e rastësishme, pasi i është dhënë një nga zonat më të lehta për riorganizimin e PD-së. Njësia 8, e cila shtrihet tek Shkolla e Kuqe, është bastion i së djathtës dhe ku janë familje përgjithësisht autoktone të Tiranës. Me përfundimin e këtij procesi, Jamarbër Malltezi do të ishte një nga emrat më të votuar për Këshillin Kombëtar, e më pas do të votohej edhe si kryetar i Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit.
***
Parashikimi i Prof. Servet Pëllumbit për rikthimin e Berishës në krye të PD-së
Në një intervistë për DITA-n vitin e kaluar, një nga figurat kryesore të së majtës shqiptare, ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-nënkryetari i PS-së, Servet Pëllumbi, “parashikoi” rikthimin e Berishës në krye të PD-së.
Ja çfarë ka thënë konkretisht Prof. Pëllumbi në intervistën për ‘DITA-n’ më 14 janar 2014:
“Pa hyrë në histori, në përgjigje të pyetjes tuaj po theksoj: Së pari, gjatë gjithë kohës që nga 23 qershori dhe deri sot, Berisha nuk ka arritur të përshtatet me rotacionin e kërkuar nga vota masive e popullit për ndryshime të thella dhe largimin e “regjimit Berisha”. Ai e quajti këtë “mosmirënjohje të popullit”, “mashtrim të elektoratit nga Edi Rama”, por jo dështim të tij, prandaj dhe bllokoi analizën e humbjes së PD-së . Së dyti, Berisha edhe pse inskenoi një dorëheqje formale dhe një “zgjedhje”po kaq formale të një kryetari të ri për PD-në e mbetur, vazhdon të sillet si kryetar de facto, dominon grupin parlamentar të PD-së, që vetëm dëgjon e duartroket Berishën pas çdo fjale dhe replike në Kuvend; jep konferenca shtypi njëlloj si dikur; pret e përcjell në zyrën e tij luksoze militantë e servilë të niveleve të ndryshme dhe lëshon prej aty, apo dhe përmes rrjeteve sociale “direktiva”, thirrje e porosi duke mbajtur ndezur frymën e kultit për vetveten. Mendoj, se brenda vitit të ardhshëm me inskenime kërkesash “këmbëngulëse të bazës”, Berisha do të rikthehet në krye të PD-së edhe de jure! Mbase mund të shfrytëzojë për këtë qëllim edhe fushatën e zgjedhjeve në PD të shpallur këto ditë nga kryetari de jure L. Basha.”
***
Lista e kandidatëve
Brenda 2 majit, partitë politike duhet të kenë përgatitur listat e kandidatëve që do të zgjidhen për kryetar bashkie. Në planin e punës që ka përgatitur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe që pritet të miratohet nesër, është parashikuar që jo më vonë se 2 maj 2015, bazuar në nenin 67 pikat 2,4,5, 6 Neni, 68, pika 2,Neni 72 dhe Neni 73, KQZ do të miratojë dhe aktin për regjistrimin e kandidatëve për kryetar në ato bashki që zgjedhjet administrohen nga më shumë se një KZAZ. Rrjedhimisht, janë që të 66 bashkitë. Ndërsa jo më vonë se 11 prill 2015, KQZ do të kryejë regjistrimin e partive politike, si subjekt zgjedhor në KQZ, ndërsa jo më vonë se 21 prill 2015, bazuar në nenin 65, pika 1, KQZ do të miratojë regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

LE TE SHPRESOJNE KOT TIRANA NUK I HARRON VRASESIT HAJDUTET TMERRET E VITIT 97 PIRAMIDAT GERDECI FUKARALLEKU QE LA PARTIA E DERRAVE PD ATA JANE KUFOMA SKANE ME RESPEKT
qelbesirat berisha do e perfundojne pd ashtu si e vodhen
Epo te filloje te pergatitet qe tani luli qe mbas zgjedhjeve te thoje ” na vodhen “
Edhe gazeta dita qe mbahet si nje nga gazetat me te mira sot ne shqiperi,nuk tregohet e sakte.
Qofte Basha por dhe ‘NJERKU” i tij berishe sot duhet te ishin prapa hekurave.
Kur flisni per 2B duhet te jeni te sakte;
Ose ti trajtoni si kuislinge qe jane zgjedhur nga nje pushtuesit e “bardhe ” te shqiperise ose si kriminele qe trajtohen njeri si burre shteti dhe tjetri yll ne ngjitje nga “garantet ” nderkombetare te palloshit 2 metrosh edi rama.
Versioni i trete eshte qe shqiptaret po shikojne madheshtine e enver hoxhes se ne syte e tyre po mbyllen dosjet e gerdecit,21 janarit,shitjes detit,rruges se kombit te DELLIT dhe po hapin me bashkim mehmet shehun dhe visho ajazin dosjet e shekullit kaluar..
Pas krimit te 21 janarit perbindeshi berishe “nen hundet” e arvizuse beri super pucin me te madh te rruzullin toksor duke:
1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
3-ktheu k/m ne spital fushor
4-refuzoi dorzimin e gardisteve
5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
6-perdhosi k/prokuroren di lavire
7-ofendoi k/shikasin si pucist
8-kercenoi ramen me egzekutim
9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
9-u fshine filmimet
10-u ndrruan tytat e armeve
11-u dekorua burri shtetit
12-u dekorua ylli ne ngjitje
13-u menderosen ekpertizat e FBI
14-u zevendesua presidenti
15-u zevendesua k/prokurri
16-u zevendesua k/bashkiaku
17-u zevendesua k/shiku
18-u terrorizuan gazetare
19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
21-demshperble te gjithe vrasesit
22-poshtroi Arvizune e Obames
23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
24-para nje jave akuzoi ramen si vrases te 21 janarit
25 dje saliu kerkonte drejtesi per 21 janarin
Cdo lloj pushtimi i shqiperise nga cdo lloj i shteti i botes do ishte me i mire se ky poshtrimi kombetar qe po i bejne nderkombetaret kombit shqiptar sidomos me dyshen super kriminale 2B qe edhe pse vodhen dhe vrane tani po perrmjerrin te vraret dhe viktimat e tyre duke perdorur edi ramen si nje kellef shume perdorimesh qe eshte care qe ne betejen e pare ate te 21 janarit…
ju lutem shqitare dhe shquptare..mos i ngrini kaq lart portretin enver hoxhes qe ja cinte nonen plehrave te kombit dhe “garanteve nderkombetare” qe po na shkedhejne me hallatet e grekut dhe serbit
As ka patur e as ka p.d Ajo qe shohim e qe e quan vehten p.d. eshte vetem nje bande krimi e vicudolasit.Lulu eshte thjesht nje kukull ne doren e tij .Shqiptare mos gaboni 10 here,cdo gabim i juaj i kushton vendit .Pa as me te voglin dyshim ,,,,,,,,,,,,!
*** S.Berisha ,ky mashtrues qe per nje çerek shekulli ,masakroi shqiptaret , e kemi dhurate te hidhur ,te paketuar nga Ramiz Alia ,sot kjo moster i mbyllur SH.Q.U pin e grabitur pas dorheqjes si kryetar i PD ,dhe gjithe funksioneve te tjera , populli e zboje me perbuzje nga shteti, te turpruar, te vetmuar, te rrudhosur , te deshtuar si kryetar shteti ,i braktisur si komandant i pergjithshem i ushtrise i turperuar si zv.kr.i kshillit larte te drejtesise i paafte si kryeminister i vendit ,i diskreminuar dhe i kriminilazuar deri maksimum sot nuk ka me asgje per tu afruar shqiptarve,perveçse nje krimi te RI,ne genjeshtre te RE,nje mashtrimi te RI.,njeri shperftyruar me sjellje ,tabularasa haluçinante ndaje “armiqve”tani kerkon ,te mbroje oborrin familjar ,pasurit e vjedhura ketu eshte qellimi jo jo interesi i shqiptarve.te gjithe populli ti kundravihet ti more pasurit e paligjshme ,vendi tije eshte ne burge.{{{{{{{{{.!!!.
More ,pse flisni kot se do ta marr drejtimin e Pd dhendri i salit ! Po saliu eshte 24 karatsh demokrat,more! Po pse ai i korese se Veriut ,eshte saliu qe te vendosu familjare? Aaaa ,ju lutem,ju lutem ,vetem kete mos e thoni ! A jemi demokrat apo jo ? Enver diktatori qendroi me vite ne kryue te shtetit e partis e jo ne demokratat . Ja e pat si dha doreheqje saliu ? E ,Enveri nuk dha! Kush tha se komandon Saliu ? Po mire bene ,ne fund te fundit,pse spurdhjaket do leri ai . Ne fund te fundit titullin e kane ? A nuk quhet Basha kryetar Partie? quhet apo jo ? PO paloka a eshte Posht kryetarit dhe kryetar i grupit parlamentar ? Keshtu quhet? Pse vet do flasin keta ? He doni me ? Po ne fund te fundit,dhendrri a nuk quhet si djali i shtepise ? Mund te vihet dhendrri si emer ,po punen e ben vjerri dhe vjerra bashke me cupen…… Ja keshtu qendron merseleja do ,apo nuk do ai Pellumb Saimi ,apo sidomos ai analisti Skopyon qe vdes per p[ak PD.
MBESHTES PLOTSISHT DHE ME RESPEKT*** Dashin*** do ti thure disa vargje .,…!!!
Dashe o,Dashe,Brijte sa nje pashe,mishin per pashallare,zorret per zagare te SALIUT.***
PD-ja eshte e mbushur plot me kndidate fillo nga dasara-argita-malltezi-etj tamon SHPK-familjare e jo me parti..
Votuesit jane mes dy te keqiash.Eshte bbanda Saliut,qe kerkon te hedhe ne ring Bashen.Basha nuk eshte mesuar te luftoje si burre,se nuk ka burreri.pa hilete e Saliut,ai eshte i humbur.Nga ana tjeter eshte frikacaku Rama,qe nuk guxon ta preke Saliun,se i duket prej korrenti.Deri tani e mbante populli ne kembe se kerkonte ndeshkimin e Saliut.Eshte koha per daljen e nje force ndeshkuese te tipit Syriza,por kush do ta beje se?Ilir hajduti pret si hienat ne hije.
Qe kur ka filluar te merret me politike, Basha ka qene DYLBERI i familjes se ngushte Berisha- litarin ja terheq zj. Malltezi. Ata ndjehen rehat me te pasi ai i sherben edhe tjeter kujt dhe e kane te lehte ti bejne presion. I shkreti. Po te kete dy pare mend, heq dore nga politika. Dhe kete mund ta beje duke justifikuar mos-kandidimin per kryetar bashkie pasi si krietar i Pd-rs i duhet te merret me gjithe vendin.
Mjer o popull ku je katandisur ! Mjer o popull me ajnchajmer te grades fundit qe po ju perdhosin e ju shtrojn ne tryezen e “ushqimit” zarzavate te kalbura dhe kepurdha helmi pa pik turpi !!!Haram arsimi falas qe ju dha Enver Hoxha e keni mbetur me mbrapa se nje fis i xhungles se Amazones ! Po ka 25 vjet qe bridhni ne perendim e akoma neper kembet tuaja sillet Sali Berisha me kte bisht te gjat qe nuk mbaron e ju ka mbeshtjell kemb e tru !Haram vota or Edi Rama ,haram gjith ajo gjatesi e spaske pas pak gjak te pastrosh Shqiprin nga kjo kuceder qe prodhon fatkeqesi e nuk don ti ndahet shqiptareve !Kush te komandon or burracak !Nejse, boll me ty, se ta morem vesh “havan”, por o popull, te pakten ju mos bini ne gabime qe do ju kushtojn shtrejt ! Gjeni dike me ne fund, qe ju do e i dhimbseni !Mjaft me kte band politikanesh pa skrupull teatraxhijsh e vjedhesish te pameshirshem ! Zgjohu milet se pasiviteti , perulja e mos reagimi nuk pjell kurr nje revolucionar te vertet qe i duhet te mbeshtetet ne zemrimin tuaj !A esht rastesi, qe gjithmon zgjedhim gabim njerez ??? Vall ky esht intelekti yn e kaq e kemi stomakun ? Indiferentizmi dhe percarja shekullore do jet prehu i FatoSalIlirEdvin e ketij cikli, qe do risjell dhunusin te vazhdoj vepren e nisur, tashme prodhim familjar, per ti mbajtur perjetesisht shqiptaret ne vend numuro e mos me keq akoma ne te ardhmen !!A shikoni si po pasurohen ata e si ne varferohemi ?A shikonii veturat e tyre ? A shikoni si jetojn ? A kuptoni pra,pse nuk kan per ta leshuar kurr pushtetin nese ne do heshti ,do mbyllim syt,e nuk do kekojm njeriun e duhur te na nxjer nga ky batak ku na kan futur kta vampir !!!!! Ska nevoj i nderuar “dasho”, se nuk esht her e par qe shkruhen kto qe ti rjeshton, por ne ate qe dim te bejm me mir se gjithcka, esht te kaperdijm, si ata burrat qe falin gruan kurv, ker e ze ne flagranc, e kujton se ska per ta tradhtuar ma
Ne burg horrin e Vucidollit!
@Lena
Nuk do i hyje asnje gjemb ne kembe deri sa kryetar i parlamentit do te jete koke Lopa.
Ne se vuçidolli bie, duhet te bije dhe koke lopa.
Pra fli e qete se Shqiperia marshon krenare drejt korrupsionit.
E hengri edhe LULI
familja ma e degjeneruar fam spurdhjakesh vrasesish hajduter serbo grek posaqi vuçidolas hesapi brek grisur