Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap kutitë e votimit të zgjedhje të fundit vendore të 21 qershorit 2015.
Kryetarja e këtij institucioni, Lefterie Luzi, ka ngritur grupin e punës që do të merret me këtë çështje. Kutitë që cilat ruhen në magazinën e KQZ-së në Lundër do të hapen nga administrata e institucionit menaxhues të zgjedhjeve në vend, ku do të diferencohen procesverbalet, tabelat e rezultateve dhe fletët e votimit.
KQZ-ja do të mbajë vetëm një kopje të procesverbaleve dhe të tabelave të rezultateve, ndërsa origjinalet do t’ia dërgojë Arkivit Qendror të Shtetit. Ndërkohë, kutitë që përmbajnë fletët e votimit, do të hapen dhe materialet do të asgjësohen.
Sikurse është vepruar deri më tani, asgjësimi do të bëhet me djegie, shkruan “Shqiptarja.com”. KQZ-ja ka pajtuar punonjës shtesë me kontratë për kryerjen e këtij procesi që i paraprin përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të verës 2017.

pse ti djegin, ti riciklojne pasi kane vlere perdorimi