Brenda 2 majit, partitë politike duhet të kenë përgatitur listat e kandidatëve që do të zgjidhen për kryetar bashkie. Në planin e punës që ka përgatitur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe që pritet të miratohet nesër, është parashikuar që jo më vonë se 2 maj 2015, bazuar në nenin 67 pikat 2,4,5, 6 Neni, 68, pika 2,Neni 72 dhe Neni 73, KQZ do të miratojë dhe aktin për regjistrimin e kandidatëve për kryetar në ato bashki që zgjedhjet administrohen nga më shumë se një KZAZ. Rrjedhimisht, janë që të 66 bashkitë.
“Dita” mëson se brenda 2 majit, KQZ do të miratojë dhe aktin për verifikimin dhe miratimin e listave shumemërore për këshilltarë
Jo më vonë se 11 prill 2015, KQZ do të kryejë regjistrimin e partive politike, si subjekt zgjedhor në KQZ, ndërsa jo më vonë se 21 prill 2015, bazuar në nenin 65, pika 1, KQZ do të miratojë regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. /E.K

Po qe se eshte ai mysliman kauri imines (roshi) ne pogradec e dhjete me mut te gjithe ne te ps do votojme pd dhe pastaj gjeni vend te futeni o te shitur.Hajdutin doni te vini te na komandoje ne pogradec,per te vjedhur,per imoralitet,per korrupsion perse duhet te jete ky apo keshtu do ilir hajduti turp turp.