“Zgjedhorja”/ Rama: S’na mungon vullneti politik për votën e emigrantëve

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve në Reformën Zgjedhore.

Rama tha se për këtë objektiv të veçantë për mazhorancën shqiptare është punuar paralelisht Reformës Zgjedhore dhe nuk mungon vullneti politik për ta realizuar.

Po ashtu ai ka thënë se gjithashtu vota e diasporës është një objektiv strategjik për mjedisin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri por Reforma Zgjedhor aktuale është një proces i vonuar.

”Është diskutimi për hartimin nga shteti shqiptar, që janë me banim jashtë vendit, dhe natyrisht duhet një sqarim mbi procesin e deritanishëm. Faktikisht edhe mbi rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë se sa kjo çështje.

Për këtë arsye, janë ftuar këtu edhe disa prej ministrave të cilët në një mënyrë apo tjetër janë përfshirë në këtë proces, dhe ndërkohë ajo çka dua të them është se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh,.

Së dyti ne kemi punuar në funksion për këtë angazhim paralelisht me procesin politik i cili për shumë arsye është një proces shumë i vonuar për reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe së treti për të nënvizuar që ne as na ka munguar as na mungon për ta realizuar këtë objektiv. Është një objektiv që në këndvështrimin tonë ka rëndësi të veçantë. Një prej objektivave strategjike që lidhen me kornizën dhe mjedisin e zgjedhjeve në Shqipëri. Natyrisht që unë e kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj edhe diskutimet. Më vjen mirë që kontakti me qeverinë drejtpërdrejt nuk ka munguar, si rezultat i angazhimit të ministrit Majko. Më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por është e kapërcyeshme. Për më tutje mendoj që të marrin fjalën të tjerët.

Nëse ju dëshironi të flisni paraprakisht nëpërmjet njërit prej jush, është ok për mua. Kush do të bëjë një përmbledhje, kryetari ynë i grupit dhe i vetë komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore është përsëri ok për mua. Zgjedhja është e juaja.”– tha Rama.

 

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Lesh me qime. Po qe nga Pandi Majko, as per 100 vjet nuk realizohet vota e emigranteve.
    Vete lenia ne dore te emigranteve e menyres te regjistrimit te tyre, e shtyn kete proces ne kalendat greke.
    Pastaj nuk quhet votimi i diaspores. Ne diaspore hyjne dhe shqiptare, te cilet nuk e kane shtetesine shqiptare.
    Quajini emigrante.

  • Ditën e zgjedhjeve , me votën e emigrantëve, do të meret nga PS posaçrisht jo shoku Pandi por shoku Damjan që me përvojën e tij në Dibëri ka aftësitë që të shkaktoj një “tërmet” 10 ballësh në numrimin e votave të emigrantëve që do ti sjell fitoren e sigurt në tepsinë e qeverisjes bosit të PS. Me marrveshjen ,nuk ka rëndësi si votohet por si numrohen votat dhe për këtë po investojnë të tre partitë PD,LSI dhe PS, që, nga zgjedhja në zgjedhje, po perfeksonojnë kontributin fillestar të dhënë nga Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme në vitin 96 dhe kontributin Sali Berisha- Edi Rama në 2008 (ah…… të dyve u qan zëmra për ndershmërinë e zgjedhjeve). Shqipëtar, brënda dhe jashtë vëndit, me marrveshjen e PD, LSI dhe PS, të jeni të qetë se votat tuaja do të bjenë në duar të sigurta. Të jetë e qetë dhe ambasadorja Kim se ambasadori Soreka paksa i lodhur nga tundja e miljonave të eurove të subvencioneve të BE, nuk ka më dyshime për kampionët shqipëtar që kanë menaxhuar për 30 vjetë zgjedhjet. Keni për ta parë në zgjedhjet e ardhme ku fusha e betejës do të jetë në tregun e bagtive zgjedhore që quhen anëtarë partiakë të komisioneve zgjedhore.Kushedi sa do të vej një kokë bagëti zgjedhore e komisioneve në ankandin PD,PS,LSI.

  • Padyshim qe nuk i mungon vullenti pasi vota e emigranteve eshte me lehtesisht e manipulueshme nga forca qeverisese, prandaj e kerkon zotrote.
    Emigrantet nuk do ta marin vesh kurre qe votojne, pa per ke votojne dihet qe tani, per Ismail Qemalin e Rilindjes.
    Ndonje fjale mbi cfare po ndodh në PE nuk e keni DITA?

  • Cfare eshte ky Keshilli Koordinues i Diaspores?
    Cfare lidhje kam une me kete Keshill shteteror,kur ne zgjedhje jam i pavarur dhe shteti duhet te me krijoje mundesine te votoj atje ku jam si te gjithe shtetasit e tjere shqiptare?
    Pse duhet t’i fute hundet ky Keshill shteteror ne votimet tona?
    E kundershtoj me force nje tentative te tille vjedhjeje!

  • Z.kryeminister!
    Te drejten e votes se te gjithe shtetasve shqiptare qe diten e votimit mbushin moshen 18 vjec ua jep Kushtetuta e RSH e jo juve e as partite politike!
    Dhe kjo nuk ka te beje fare me ate qe duan apo nuk duan partite politike,qe kane besim apo jo keto parti!
    Kush ua ka dhene kete te drejte ketyre partive politike,qe te perjashtojne nga votimi mbi 1 milion shtetas shqiptare jashte vendit?
    Detyra e juaj si qeveri eshte vetem NJE:
    -Te siguroni te gjitha kushtet e nevojshme logjistike etj,qe ky votim te realizohet me sukses!
    Te tjerat jane PALLAVRA!
    Te gjithe e keni frike voten e emigranteve se as e blini dot,por as e ndikoni!
    Emigrantet nuk ua kane nevojen juve per asgje,perkundrazi,ju ia keni nevojen atyre!

  • Te hapura apo te mbyllura shalet e shqupisave dmth listat e shqupisave desha me thene, ne ne opozite do te jemi edhe per nje katervjecar tjeter…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *