Zgjerohen hetimet për Fullanin, rrezikon edhe Elisabeta Gjoni

redaktor

Prokuroria zgjeron hetimet ndaj ish- guvernatorit Fullani, duke përfshire edhe shpenzimet e firmosura nga ai vitet e kaluara, te cilat dyshohet se janë kryer ne mënyre abuzive.

Burime nga organi i akuzës thane për Vizion Plus se janë ne pritje te raportit te dyte te Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili ka vene re shkelje edhe tek shpenzimet qe Fullani ka bere ne selinë e bankës.

Behet fjale per nje shtese qe i është bere godinës ekzistuese te bankës, e cila ka kushtuar miliona dollarë.

Por, megjithëse nga prokuroria i është drejtuar dy here me shkrese zyrtare këtij institucioni, ende KLSH nuk ka vene ne dispozicion te organit te akuzës materialin ne fjale.

Ky material duket se ka qene dhe objekt i bisedës ne takimin e fundit qe ish- guvernatori ka patur pak dite para arrestimit me kreun e KLSH-se, Bujar Leskaj.

Ndërkohe, grupi hetimor po kalon ne site edhe veprimtarinë e Elisabeta Gjonajt, tashme guvernatore ne detyre.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Gjoni ka qene përgjegjëse per nxjerrjen e urdhrave te ekzekutimit te parave, te cilat ne disa raste i ka vonuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë te ditur se hetimet janë voluminoze, ndërsa pritet te rimerren edhe nje here ne pyetje te gjithë te akuzuarit.

E vetmja qe nuk eshte marre ne pyetje deri ne keto momente është kryinspektorja Elivar Golemi, i cila ndodhet ne seksionin e grave te paraburgimit 313 ne kryeqytet.

Te pandehurit e tjerë përveç Ardian Bitrajt nuk kane pranuar te japin asnjë shpjegim para prokuroreve, duke mohuar akuzën, ndërsa ish-guvernatori Fullani eshte shprehur se te do te flasë ne një moment te dyte, pasi te njihej me te gjitha provat.

Share This Article
1 Comment
  • Jeni gazete serioze me staf parimor dhe inteligjent prandaj mos u beni publikisht naive.
    Asgje nuk rrezikon ish zv.guvernatorja per nje aresye te thjeshte dhe te qarte.Persona me pushtet te rangut Fullani dhe Elizabeta,Adriatik Llalla i arreston vetem kur ka miratimin e treshes Rama,Meta dhe Berisha.Secili prej kesaj tresheje ka pushtetin e vetos tek Llalla per te moslejuar arrestime te tilla.Fullani u arrestua sepse qe te tre ishin dakord.Per zv.guvernatoren ve veton Sali Berisha dhe cfaredo ajo te kete bere nuk e gjen gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *