Zgjerohet skandali i pedofilisë në TV britanik

anazapta

Nuk ka fund skandali i personazheve të famshëm të përfshirë në pedofili në Britaninë e Madhe. Pasi u zbulua se Jimmy Saville, prezantuesi i BBC-së që vdiq vitin e kaluar, mund të ketë kryer rreth 214 abuzime, tashmë radha i vjen aktorit William Roache. 81-vjeçari protagonist në telenovelën “Coronation Street” akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje. Abuzimi ka ndodhur dy herë gjatë vitit 1967.

Rosh pritet të dalë para trupit gjykues në 14 maj. Ndërsa një tjetër aktor i kësaj serie pritet të ulet në bankën e të akuzuarve brenda këtij viti. 50-vjeçari Michael le Vell akozohet për përdhunimin e një fëmije. Personazhet e luajtura nga dy aktorët janë hequr nga telenovela, e cila vazhdon të transmetojë seri të reja edhe sot.

BBC në shënjestër

Televizioni britanik mbetet nën lupën e opinionit dhe drejtësisë. Stuart Hall, 83 vjeç, deri pak muaj më parë komentator sportiv në këtë televizion, është deklaruar sot fajtor për 14 raste ngacmimi seksual të disa vajzave të mitura, më e vogla 9 vjeçe.

Ndërkohë, javën e kaluar Max Cliford, një personazh i njohur për programet si X Factor është akuzuar për 11 përdhunime të kryera në vitet 1966-1985.      / Gazmira Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *