Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve zgjodhi të premten 5 anëtarët e Këshillit të Prokurorisë.
Ata do të jenë: Arben Dollapaj, Dritan Peka, Irma Balli, Gentian Osmani dhe Ramadan Troci.
Para nisjes së votimit për anëtarët e rinj, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, shprehu vlerësimet për Këshillin e Prokurorisë në largim, duke veçuar, ndër të tjera, dy prej angazhimeve kryesore të kësaj strukture: procesin e vlerësimit vjetor të Prokurorëve, i cili nisi në vitin 2013, si edhe draftimin nga ana e Këshillit të Kodit të Etikës, një dokument që u miratua më pas nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili parashikon normat e sjelljes dhe forcimin e integritetit të prokurorëve, si edhe penalitetet në rast shkeljeje të tij.
Ndërsa lidhur me Këshillin e ri të Prokurorisë, Llalla tha: “Kërkoj angazhimin maksimal për të forcuar integritetin e trupës së prokurorëve. Të bashkëpunoni ngushtësisht me drejtuesit e prokurorive dhe Drejtorinë e Inspektimit për evidentimin e shkeljeve në radhët e prokurorëve dhe penalizimin e tyre. Po ashtu, do i sugjeroja Këshillit të Prokurorisë që të jetë plotësisht realist në vlerësimin periodik të prokurorëve, por edhe të drejtuesve të prokurorive”.
PO LLALLA KUR DO TE ARRESTOHET????????!!!!!!!!!!!!!!
Per sa te jete DHalla kryetar beni zgjedhje sa te doni ,urdherat i jep U.D.B ( SALA}.
I dhjefsha sojin integritetit te llallerise,,,,te cilet jane deri tani nje korporate kriminale dhe antikombetare.
Perzenia e zana zhukes nga ILDKPI-ja,e cliroi nga paraliza kete institucion.Krejt analoge eshte edhe situata ne prokurori,,,vetem shkarkimi I llalles ,do t’i jape frymemarrje normale ketij institucioni themeltar te shtetit te shqiptareve.
TUNG