Qëndresa Sadriu është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut. Sadriu, në një prononcim ekskluziv për “albinfo.ch” shprehet se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.
Ajo theksoi faktin se është befasuar me rezultatin, pasi ajo ka garuar me politikanë shumë të njohur zviceranë nga ky kanton.
Ndër të tjera, Qëndresa bën me dije se kjo është një fitore jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të si vajzë e re.
“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, deklaroi Qëndresa Sadriu.
Partia Socialdemokrate, si pjesë e së cilës ka garuar ajo, kësaj herë ka marrë më shumë vota. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, shprehet Qëndresa.
Ajo falënderoi të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet kantonale duke shpresuar që nuk do ti zhgënjejë.
b.b/dita

Na i moren futbollistet.
Ec e merrni krejt parlamentin,qe te veje Zvicra ne te semes,te behet Avganistan
o dem
këta gazekarucët tanë janë aq të trashë sa ska polic që i kupton!
zyriu është në zvicër,por nuk është zvicra!!kantoni i zyrihut është një nga 20 e kusur kantonet e zvicrës dhe nuk mund të thuash se po u zgjodhe deputete në kantonin e zyriut bën pjes në parlamentin e zvicrës!!
njëlloj si të thuash se një antar i këshillit të një rrethi në shqipëri është i barabartë me një deputet!!
po të jetë kështu i vjen që në zvicër të jenë me mijëra deputetë,por dhe ata si ne kanë,më pak se dyfishi ynë në total,deputetë të parlamentit të federatës!!
pra deputetët e kantoneve nuk kanë të bëjnë me deputetët e parlamentit!!
sa për afganistanin!?
janë aq të zgjuar sa ta kufizojnë deri në kufit pserëndimorë të ballkanit!
kanë 150 vjet që janë si tërësi dhe 700 vjet si fillim i kësaj tërësie federative!!
kanë rrjedhur aq ujra,por prapë nuk i kanë luajtur nga pozicioni i tyre!!
Perse keshtu o demo tradhetari!Feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
Qendresa , te lutem ruaj qetesine ,besen, sinqeritetin,duaje popullin.
SINQERISHT TE UROJ “THE BEST”