Zgjidhet furnizimi me ujë i dy lagjeve në Tiranë, Bashkia përfundon ndërtimin e rrjetit të ri

DITA Online

Dy lagje të tjera në kryeqytet i kanë dhënë fund problematikës së furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë mundur të kryejnë dy investime shumë të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit duke shmangur kështu humbjet që vinin për shkak të amortizimit si dhe duke shtuar sasinë e ujit që shkon tashmë në rubinetat e shtëpive të qytetarëve.

UKT përfundoi dhe vuri në funksion linjën e re të ujësjellësit rrugën “Hamdi Shijaku” në Njësinë Nr.9, ndërsa investimi i ri tashmë ka rritur ndjeshëm sasinë e ujit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Po ashtu UKT ka vënë në funksion edhe linjën tjetër të ndërtuar nga e para në rrugën “Abdyl Frashëri” në Njësinë Nr.5. Ky investim i ri tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës dhe do ti shërbejë një numri të konsiderueshëm familjesh që jetojnë përgjatë kësaj rruge.

Krahas investimeve nëpër lagje, Bashkia e Tiranës ka nisur dhe disa investime madhore në funksion të qëllimit për të siguruar një furnizim më të mirë me ujë të Tiranës. Për këtë qëllim ka nisur investimi për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit të pijshëm në Bovillë si dhe shtrimi i një linje të re transmetimi të dedikuar vetëm për zonat periferike si Unaza e Re apo Kashari.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *