Gjendet origjina e dritës misterioze të vëzhguar në galaksinë Andromeda. Është pikërisht një vrimë e zezë, e cila po thith yllin pranë saj.
Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh të universitetit të Durhamit në Britaninë e Madhe dhe Institutit të Astronomisë “Anton Pannekoek”, në Amsterdam.
Zbulimi është publikuar në revistën Nature. Drita prodhohet nga një vrimë e zezë e vogël, e cila “ushqehet” me një yll në afërsi të saj. Shkëlqimi i dritës prodhohet nga materia, e cila bie në vrimën e zezë.