Zgjidhet ngërci tregtar në doganën Shqipëri-Kosovë

anazapta

Dogana e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje me shpresën se do ta bëjë më të lehtë këmbimin tregtar mes këtyre dy vendeve, që shpesh është bërë me sipërmarrësit e dy vendeve. Duke e vlerësuar si të dëmshëm për ekonominë e dy shteteve, palët kanë rënë dakord të parandalojnë shkeljet e legjislacionit doganor. Një pikë tjetër e rëndësishme e marrëveshjes është edhe gjetja e  rrugëve për eleminimin e barrierva jotarifore mes Kosovës dhe Shqipërisë, një kërkesë kjo që është adresuar disa herë nga bizneset. Kjo marrëveshje pritet të lehtësojë tregtinë e lirë të mallrave mes dy vendeve, ku janë vënë re jo pak incidente, të krijuara më së shumti në mënyrë artificiale për shkak të politikave qeverisëse të të dy vendeve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *