Zgjidhja e misterit narrativ mbi një përjetim jo tё zakonshёm

Ornela

Nga Fatmir Minguli

 ( Analizё mbi novelёn “Njё pёrjetim i veçantë” të autorit Pjetër Gjokaj, botim i Toena,Tiranё, 2009)

Sapo e mbaron sё lexuari novelёn “Njё pёrjetim i veçantë”, mbasi rri e mendon ato qё tё kaluan para syve nga ky subjekt jo i zakontё, mendja menjёherё tё shkon te autori i kёsaj novele.

Cili ёshtё ky autor Pjetёr Gjokaj? Ishte miku im Dimitrov Popoviç i cili më dhuroi këtë libёr dhe që më foli pak për Pjetrin, kёtё shqiptar tё Malit tё Zi. Mёsues pёr vite me radhё nё shkolla shqipe tё Malit tё Zi, ka mbaruar studimet e larta pёr fizikё- kimi dhe ka shkruar poezi pёr vendlindjen, pёr dashurinё dhe kёtё novelё e ka botimin e tij tё parё.

Kjo njohje pёr mua ishte e domosdoshme sepse  e kёrkova para se tё lexoja librin e tij por kur tё gjithё personazhet dhe ngjarjet mё dhanё njё tronditje tё thellё, njё tronditje qё e ndjeva nё shumё drejtime u gjenda nё njё meditim tejet tё thellё.

Novela ngёrthen mes personazheve dhe ngjarjeve njё lloj misteri qё s’para e lexon nё letёrsinё shqiptare, sidomos tё pas viteve ’90. Ka njё mister? Po! Eshtё njё mister qё ka tё bёjё jo vetёm me dashurinё mes dy tё rinjve por dhe dashurinё pёr atdheun, me mёnyrёn se si autori tё trondit me personazhin Gёzim Leka i cili nёpёrmjet edukimit tё tij nga gjyshi kёrkon atdheun e tij.

Atdheu i tij ёshtё patjetёr edhe Tuzi, edhe familja e tij, por atdheu i kamufluar nga autori me petkun e trashёgimisё sё tokave atje nё Malёsi tё Malit tё Zi,  janё dhe edukimi i pandalshёm qё gjyshi i jepte nipit Gёzim, janё  peisazhet e ndritshme tё tokave shqiptare, puntorёt dhe bujqit shqiptarё, etj

Pёrse autori e ka trajtuar nё kёtё mёnyrё subjektin e kёsaj novele? Pёrse zgjodhi formatin e novelёs! Pёrse u tregua kaq lakonik nё njё temё kaq tё ndjeshme, siç ёshtё dashuria pёr atdheun?

 

 

Pёrgjigjet janё tё shumta sepse vetё autori Pjetёr Gjokaj i le vend lexuesit tё japё pёrgjigje. Me tё vёrtetё ai pёrdor narrativë lineare, por çdo pёrshkrim i ambienteve, natyrёs apo personazheve ёshtё plot nёnkuptime. Asgjё nuk ёshtё treguar pa qёllim.

Personazhi i Maries sё bukur ёshtё njё tip i femrёs sё pёrkryer shqiptare, intuita e sё cilёs shkonte paralel me hiret e saj. Personazhi i Gёzimit ёshtё dhёnё prerazi, pa shumё zbukurime por lexuesi kupton se ka tё bёjё me inteligjencёn dhe kulturёn e njё shqiptari. Vetё Zefi, i ati i  Maries  qё ruante pronёn e gjyshit tё Gёzimit kishte thёnё pёr Gёzimin se”i pёlqente gjakftohtёsia e tij”.

Personazhet e ndryshёm shqiptarё, puntorё tё ndryshёm tё krahut janё gurё tё mozaikut shqiptar aty nё ato toka shqiptare. Tek lexon mundimet e kёtyre njerёzve tё mirё mendja mё shkon nё tregjet e krahut tё punёs nё Tiranё e nё Durrёs ku matrapikёt e gjatё tё ngritur vertikalisht duken sikur i luten zotit qё t’i sjellё punё pronarit tё tyre.

Lakonizmi narrativ i Pjetёr Gjokajt ёshtё nё vetёvete njё mister edhe pёr faktin se me njё gur vret shumё zogj. Ai nuk bёn deklarata pёr mёrgimin masiv tё shqiptarёve jo vetёm tё Malit tё Zi, por dhe tё Shqipёrisё, Kosovёs e Maqedonisё sё Veriut. Ai thjesht na tregon se si Gёzimi e la Amerikёn pёr tё shkuar nё malёsi te pronat e veta, Prona ёshtё metafora mё e goditur qё Pjetёr Gjokaj na jep pёr tё na thёnё se ajo ёshtё atdheu.

E kush shkrimtar gjer mё tani e ka shkruar njё subjekt tё tillё tё ditёve tona! Mendoj se asnjё! Ndoshta ndonjё nga rilindasit tanё, ndoshta Foqion Postoli, ndoshta!

Edhe pse me tipare misteri, mёnyra e tё shkruarit ёshtё shumё e veçantё, njё frazё e shkurtёr, tituj ekspresivё, dialogje njerёzore dhe mundime fizike. Por mundimet mё tё mёdha Gёzimit ia jep dashuria e beftё dhe e dёlirё me Marien. Jo mё kot ai dashurohet me Marien dhe pёrfundimi i asaj dashurie ashtu siç duhej, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse Maria ishte banore nё pronёn e gjyshit tё Gёzimit, ajo ёshtё banore e atdheut, e tokёs shqiptare. Nuk ёshtё zgjidhje “deux ex macchina”.

Konspiracioni i Gёzimit, duke mos e treguar deri nё fund identitetin e tij si pronar ka tё bёjё me lojёn misterioze tё autorit, jo me qёllimin e bёrjes interesante tё novelёs, por si njё luftё e vёshtirё pёr tё rrokur atdheun e vёrtetё.

Dhe po tё vazhdoj mё tej me mёnyrat e “fshehta” narrative do tё theksoja se pothuaj tё gjithё personazhet janё tё moshave tё reja. Kjo nuk ndodh nё realitet por autori metaforikisht tregon se atdheu po rinohet.

Pa u ndalur nё rrjedhat e ngjarjeve tё shumta do tё theksoja edhe njё pjesё tё misterit narrativ tё autorit. Nёpёrmjet dialogjeve, meditimeve tё vetё Gёzimit si dhe drejtimin qё marrin shumё ngjarje dallohet besimi nё zot, njё besim qё i çon dy të rinjtё drejt bashkimit tё tyre.

Ja si  i shprehet Gёzimi nё fund tё novelёs Maries sё dashur:

“ E ke treguar  e mё do, pa ditur se jam i pasur. Kjo ёshtё dashuria  e vёrtetё  pёr tё cilёn kam luftuar. Tash kemi edhe ku tё jetojmё. Ti je gruaja mё e mrekullueshme  pёr mua nё kёtё botё, ndёrsa unё  jam njeriu mё i lumtur, po nё kёtё botё ku na bashkoi Perёndia.”

Fare mirё kjo novelё mund tё ishte njё roman, njё histori qё ka vend pёr t’u zgjeruar. Natyrisht mirё do tё ishte. Por mendoj se edhe nё kёtё format kjo novelё ёshtё njё roman. Ndryshe, po tё zgjatej do tё humbiste vlerat e stilit narrativ, me fjalё të pakta dhe duke u “ruajtur nga autolёvdatat  dhe vetёmburrja” siç e thekson me shumё sqimё Fran Cara nё parathёnien e kёsaj novele.

Gjuha dialektale me atё shqipe aq rrjedhёse qё vihet nё gojёn e gjyshit tё Gёzimit ёshtё gati proverbiale. Thёnia e tij “ Me pa, bijtё e mi, çka duom me ba me atё tokё e me atё mall çi e kam në Mal’si. Shumë djesa  asht derllё ёn ta e asht gjynaf me e lanё shkretё.” – ёshtё dhe metafora pёr atdheun, pёr vendlindjen.

Dhe autori Pjetёr Gjokaj “e mori mundimin dhe na çoi në vendlindje”, e secilit i ofrohet njё metaforё e tillё. Tё gjithё shqiptarёve. Do zoti  ta dёgjojnё sa mё shumё kёtё thirrje madhore qё kjo novelё kaq e thjeshtё e kaq e komplikuar njёkohёsisht na e jep si kushtrim.

 

Durrёs

Nёntor 2021

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Lere Mingul mos e ushtro kete mjeshteri se me rëndësi është të jesh origjinal në çdo gjë që shkruan, duke u çliruar nga konceptet e ngurta gazetareske. Sepse analizen e nje vepre letrare e bejne mendimet, idete, problematikat qe trajton dhe mesazhet qe percjell. Po qe se e teprojme i leme shteg interpretimit copy nga gazetat italiane.
    Analize i thua po u ngjan atyre te shkruara nga gjimnazistet. Mingul shkruaj me mire per plugjet, se sa tw kalosh ne abstragime te pakuptimta dhe ndërlikime të pafundme të stilit baroko-rrococo të arkitekturës së mendimeve, aq, sa shpesh herë dekriptimi i të cilave bëhet aq i lodhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *