Zgjidhja për të diplomuarit në Universitetet e palicensuara

Dita

Studentët që kanë ndjekur studimet në institucione të palicensuara kanë të drejtë të rinisin edhe një herë studimet në universitetet publike apo private, si një shans që diploma e tyre të njihet.

“Arsyeja përse u mbyllën ato universitete është pikërisht ofrimi i programeve të palicencuara prej tyre. Kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe ne po mundësojmë për studentët shansin e dytë në programe të licencuara apo të akredituara, qoftë në universitete publike apo edhe private. Kjo është e vërteta e kthimit të autoritetit dhe dhënies dinjitet diplomave të këtyre studentëve”, u shpreh ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Universitetet pritet të nisin vitin akademik më 20 Tetor, kohë e mjaftueshme për rishikimin e të gjitha dosjeve të rreth 6 mijë studentëve. /E.k

Share This Article
1 Comment
  • Cfare do te behet me diplomat qe kane marre studentet ne univ e palicensuara? Cfaj kane studentet qe studjuan ne keto univ?Ku eshte shteti ?, Pse i lejoi keto univ te jepnin diploma te pavlera? Univ e palicensuara perderisa qe kane lejuar keto univ do te thote qe nuk kane derdhur asnje takse ne arken e shtetit.Athere pse te penalizoen studentet ku ne driten e diellit ata kane vjedhur studentet dhe shtetin.Pse te penalizoen studentet ku shteti i lejoi per vite me rradhe keto univ ,ku jepnin mesim profesore te nderuar (te linte te mendoje se ishin univ serioze) Ku ishte Min e Arsimit,Bashkite ,Drejtorit e tatimeve ku ata ushtronin aktivitetin e tyre ? Mijera euro te hedhura poshte si per studentet ashtu dhe per shtetin qe nuk ka mare taksat e tatimet na fitimi i ketyre univ.Penalizoni pronaret e univ dhe njihni diplomat e studenteve se ata nuk kane faj pse shteti lejoi univ e palicensuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *