Dy hebrenj ultraortodoksë mbajnë në kokë kapele të veshura me qese plastmasi kundër shiut, në një nga lagjet e Jeruzalemit. Reshjet e dendura kanë përfshirë Izraelin ditët e fundit, duke detyruar autoritetet të mbyllin disa rrugë në Tel Aviv. Ndërsa Jeruzalemi është zbardhur dje nga bora, një fenomen i rrallë për këtë vend.