Zgjim nga letargjia e kafeneve

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Ju shkruaj drejtpërdrejt… Jemi besoj i vetmi vend në botë që një maturante firmos në bordero si deputete… Ata që ishin deputetë më 1992, shumica po dalin në pension po si deputetë… Flasim për rotacione në politikë dhe në jetën socio-ekonomike, por rotacion nuk do të thotë të shohim përditë në TV dhe të na bëjnë moral, po ata persona që janë përgjegjës për gjendjen ku jemi… A jemi ne vetë fajtorë për gjendjen ku jemi, kur ende po u drejtohemi udhëve të emigracionit, si e vetmja udhë shpëtimi?! Po edhe jo. Po, sepse me votën tonë (për ata që votojnë), dhe me mos votimin tonë për ata që zgjedhin të abstenojnë, ne po riciklojmë në politikë të njëjtit njerëz. Jo, sepse zërin tonë shumë pak e dëgjojnë ose e vlerësojnë… Jemi besoj i vetmi vend ne botë, që u themi ish-pronarë atyre që punuan breza të tërë për t’u prosperuar, dhe që bëjmë pronarë ata që grabitën ditën për diell tokën dhe pronat e të tjereve… Jemi i vetmi vend në botë që ish karrocieri, apo ish eskavatoristi sot dikton politikat e vendit me forcën e parave të vëna në udhë jo të pastër… Kushdo me një fjalë goje rrëzon ndërtesa apo ndërton të tjera, vend e pa vend, kohë e pa kohë, e bën para me thasë, dhe kushdo që nuk ka zgjedhur si udhë prosperimi korrupsionin dhe vjedhjen, punon ditë e natë për të marrë në fund të muajit një pagë “buzagazëse”… Duhet të zgjohemi nga letargjija e kafeneve që na ka kapluar… Nga Tritan Kalo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *