Kolegji Zgjedhor vijon punën për çertifikimin e këshillave bashkiakë të mandatuara nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme ai ka certifikuar 13 bashki.
Këshillat që u aprovuan sot janë Fushë-Arrëzi, Mirdita, Vau i Dejës, Mati, Delvina, Roskoveci, Kavaja, Peqini, Dropulli, Pogradeci, Pusteci, Puka dhe Finiqi.
Ndërkohë ditën e djeshme u aprovuan këshillat bashkiakë të Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.
Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë çertifikimin.
e.t./dita

ka te drejte marangozi i Shijakut qe me kursin e plepave tremujor te Berishes u be jurist dhe tani kryetar KQz -je me nivel intelektual zero dhe me karizem zero, dhe pa asnje merite si militant partiak i thekur ben garipin ne KQZ, mire ja bejne Edi rames se vete e pranoi per kryetar,,,
Ne mos njeri tjetri moj Melken do ma marre.Keshtu dhe Rama,nuk arrin dot KQZ-ja eshte Kolegji Zgjedhor,s’arrin Kolegji zgjedhor,jane gjykatat,dikush eshte i detyruar ti miratoje.Eshte dhe fati i PD-esqe nuk vazhdon ti denoncoje mbas ketyre miratimeve me shkelje ligjore.
Shteti per toke i thone ketyre certifikimeve!asnje legjitimitet! As jurifike se lere ma ate morale!