Zguri: Mungesa e deklarimeve sjell korrupsion e shitblerje të votës

Bora Basholli

Transparenca e financimit të partive politike është kusht për zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë.

Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, kreu i KQZ-së Klement Zguri. Ai u shpreh se mungesa e transparencës sjell korrupsion dhe shitblerje të votës.

Në prag të nisjes së fushatës zgjedhore, kryetari i KQZ-së Klement Zguri është shprehur se partitë politike janë hermetike për financat e tyre.

Dhe kjo për kreun e KQZ-së përbën rrezik për kapjen e qeverisjes së nesërme.

Transparenca e financimit të partive është kusht për zhvillimin e një gare të ndershme, të barabartë. Ndërkohë mungesa e saj është ftesë për disbalancimin e fushatës, për orientimin e aktorëve drejt praktikave elektorale të paligjshme, drejt shitblerjes së votës, drejt prishjes së administrimit zgjedhor, drejt manipulimit të rezultateve”.

Këto deklarata, Zguri i bëri nga trajnimi dy ditor i KQZ-së që do të zhvillohet për trajnerët e kryetarëve të bashkive, të cilët do t’i nënshtrohen raportimit për fondet që do të përdorin gjatë fushatës zgjedhore.

Në mbledhjen e saj, KQZ miratoi 32 vëzhgues të OSBE-ODIHR.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *