“Zhbllokohet” Gjykata e Lartë, Meta dekreton tre kanditatët (Emrat)

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë të tri gjyqtarëve.

Ata janë: Sokol Sadushaj; Ervin Pupe; Ilir Panda.

NJOFTIMI I PLOTE

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”;

dhe

 Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

– Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

 Zotit Sokol Sadushaj;
 Zotit Ervin Pupe;
 Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Katandisja e vendit pa gjykatë të lartë ,apo kushtetuese ,nxori në dritë Skandalet e Ilir Metës për masakrimin me kohë dhe qëllim te lënjes vendit pa gjykata .

    KLD nënë drejtimin e tij me GJin Gjona, futi në kaos tërë sistmin e drejtësisë duke mos zbatuar masa ndëshkuese të ministrisë drejtësisë ,ndaj prokurorve të zgjedhur ,apo ,gjykatës të inkriminuar ,njerëz rreth tij të inkriminuar në korrupsion të larta e bashkëpunim me krimin e organizuar,vazhdimi i këti sabotimi qoi në lënjen e vendit deri tani pa gjykatë kushtetuese,apo gjykatë apeli ,pa kaluar në filtër .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *