Napoli ka mundur 1-0 Atalantën në transfertë dhe ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionatin italian.
Një sukses ky që e ka ndihmuar skuadrone Maurizio Sarri-t të shkojë katër pikë larg Juventus, që do të luajë nesër në mbrëmje në shtëpi kundër Genoa-s.
Përveç fitores, lajmi tjetër i mirë për napolitanët ka qenë zhbllokimi i sulmuesit belg, Dries Mertens.
Ka qenë ky i fundit që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 65-të, duke u kthyer te goli pas 910 minutash agjërim.
Numri 14-të i “axurrëve” ka marrë një pasim të bukur nga Callejon dhe e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje po aq të bukur.
Ndeshja e zhvilluar në “Atleti Azzurri d’Italia” nuk ka qenë aspak e lehtë për kryesuesit e Serisë A.
Vendasit janë mbrojtur shumë mirë dhe nuk i kanë lënë shumë hapësira miqve, me këta të fundit që janë treguar cinikë dhe kanë arritur të godasin në rastin e parë që kanë patur.
