SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuara DITA, më kanë pëlqyer gjithmonë shkrimet e z.Bedri Islami. Dihet botërisht se drejtësia në vendin tonë po e gropos shtetin. Rrjeta e thurur nga ai që e ka tërhequr zvarrë këtë vend për 22 vjet, vazhdon të mbajë peng Shqipërinë me treshen President, Kryeprokuror, KLD dhe SHISH, që është e vështirë të këputet. Kjo mazhorancë e cilësuar duhet të gjejë mekanizmat ligjore për të ngritur një gjykatë speciale me gjyqtarë e prokurorë të huaj, që të fillojë akuzat nga ish-kryeministra, ministra e duke vazhduar me gjyqtarë e prokurorë. Nëse nuk është e mundur kjo, të thirret populli në referendum për ndryshimin e sistemit kushtetues. Me Berishën në skenë e në prapaskenë, ky vend nuk bëhet më. Faleminderit! Ismaili nga Fushë-Kruja.
