Maturantët dhe profesorët e gjimnazit të Malishevës, të cilët kanë mbetur invalidë pas aksidentit të Fushë-Arrzës në Shqipëri, nuk janë kompensuar financiarisht.
Atyre iu ishte premtuar një dëmshpërblim prej 1 milion e 500 mijë euro
Sipas një burimi të gazettes Tribuna, i afërt me Bankën Qendrore të Kosovës, Byroja Shqiptare e Sigurimeve, pas aksidentit kishte ndarë 1 milion e 500 mijë euro për të kompensuar të lënduarit dhe invalidët.
Një gjë e tillë ishte konfirmuar jo zyrtarisht nga ana e Byrosë Shqiptare.
Por, në mënyrë misterioze 1 milion e 500 mijë euro janë zhdukur.
Dhe, askush nuk jep përgjigje ku përfunduan këto para.
Aksidenti në fjalë ndodhi në vitin 2004./b.l
