Zhduken elektricisti dhe pensionisti

anazapta

Zhduken pa gjurmë prej katër ditësh elektricisti në Pogradec dhe i moshuari pensionist në Bulqizë. Familjarët denoncuan humbjen e tyre në polici dhe kërkuan ndihmë në kërkimet që po kryhen. Policia ka ngritur disa pista hetimi, nga ajo e krimit të mundshëm, deri tek flijimi apo një ngjarje aksidentale. Të humburit janë Naum Gusho, 63 vjeç, baba i 3 vajzave, nga Pogradeci, që ka dalë për punë dhe nuk është kthyer më në banesë dhe 70-vjeçari Haxhi Zogu, nga Bulqiza, që ka shkuar për të marrë pensionin dhe po kështu nuk është kthyer më në shtëpi.

 

Humb elektricisti

Një 63-vjeçar nga Pogradeci, rezulton i zhdukur prej katër ditësh. Bëhet fjalë për Naum Gushon, banues në lagjen numër 1 të qytetit, i cili sipas familjarëve ka dalë paraditen e së hënës si zakonisht për të punuar në profesionin e tij, elektricist. Por nuk është kthyer më në banesë. Mësohet se babai i tre vajzave nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje, ndërsa zhdukja e tij mbetet mister për familjarët dhe policinë. Grupi hetimor ka mbledhur informacione rreth konflikteve të mundshme, ndonjë borxhi apo nëse elektricisti vuante nga gjendja depresive, edhe për shkak të vështirësive. Aktualisht familjarët janë vënë në kërkim, por ende nuk rënë në gjurmë të 63-vjeçarit, ndërsa kërkimet kanë filluar intensivisht nga blutë e Pogradecit. Gusho nuk përgjigjet as në telefon që i del i fikur, ndërsa askush nuk e ka parë për herë të fundit në qytet, as miqtë e tij me të cilët rrinte.

 

Pensionisti në Bulqizë

Prej katër ditësh rezulton i zhdukur në rrethana misterioze një i moshuar 70-vjeçar nga Bulqiza. Bëhet me dije se Haxhi Zogu, nga fshati Valikardh i rrethit të Burrelit, kishte shkuar të merrte pensionin, por nuk u kthye më në banesë. Familjarët të shqetësuar kanë kërkuar fillimisht tek të afërmit nëse i moshuari kishte shkuar si mik për t’i vizituar, por pa rezultat. Më tej i janë drejtuar policisë vendore duke denoncuar humbjen misterioze. Duke marrë shkas nga zhdukja e pensionistit, familjarët janë bërë denoncimin në polici dhe shprehën dyshimet se edhe mund të jetë grabitur për shkak të lekëve që ka tërhequr. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e Haxhi Zogut dhe heton përveç pistës së një krimi të mundshëm, edhe humbjen apo një goditje natyrale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *